Feeds:
Posts
Comments

Archive for April, 2011

Mes garave të atletikës, gjendet edhe e quajtura hedhje çekiçi, e cila bën pjesë në të njëjtën familje me hedhjen e diskut, të shtizës dhe të gjyles.

Ka një problem me emrin e këtij sporti, megjithatë; objekti që hidhet nuk i ngjan fare çekiçit, pse është një gjyle e rëndë metalike (7.2 kg), e lidhur me kavo çeliku me një dorezë.

(more…)

Read Full Post »

Paska një lokal në Tiranë që quhet “Korneri”, ose, për ta thënë me Shvejkun, “Tek Korneri”.

Për së largu, ose nga tryeza e vet, gjuhëtari do ta analizonte këtë emër si huazim nga anglishtja, duke e përfshirë në kategorinë e emërtimeve të shumta, të restoranteve, dyqaneve dhe kafeneve në Tiranë, me emra të huaj, për arsye prestigji ose mode, ose edhe bukurtingëllimi.

(more…)

Read Full Post »

Po e ndjekim konfliktin e Ambasadës së ShBA në Tiranë me gazetën Shekulli, konflikt që i referohet drejtpërdrejt një artikulli të Ilir Yzeirit në këtë gazetë.

(more…)

Read Full Post »

Një arsyetim i mprehtë i Albin Kurtit (po, i atij Albin Kurti) për semantizmin e fjalës zëvendës, sot në gazetën Shqip:

Zëvendësit zëvendësojnë. Zëvendësit zëvendësojnë atë që duhet zëvendësuar, në rast të mungesës ose pamundësisë. Pra, zëvendësohet ai që mungon ose ai që s’mundet. Zëvendësimi është zëvendësim në kushtet e mungesës së pranisë së atij që, për pasojë, duhet zëvendësuar. Ose: zëvendësimi është zëvendësim kur është bërë e pamundur që të funksionojë ai, që për pasojë, duhet zëvendësuar.

Zëvendësi e zë vendin. Ai e zë vendin e tjetërkujt. Zëvendësi e nënkupton vendin e zbrazët që nuk guxon të mbetet i tillë. Zëvendësi është siguria e vendit. Zëvendësi garanton që vendi do të zihet. Që zëvendësit shkojnë e vijnë porse vendi mbetet. Zëvendësi është aktualitet duke qenë potencialitet. Zëvendësi është sepse mund të zhbëhet. Ai mund të mos mbetet më zëvendës pikërisht duke zënë vendin e atij zëvendës i të cilit është. Zëvendësi është qenia e mundësisë.

(more…)

Read Full Post »

Ja një pjesëz disi enigmatike e shqipes: para, në ndërtime të tilla si: nuk para del nga shtëpia, nuk para i pëlqente t’i thërrisnin me emër, libri s’para është shitur.

Për nga origjina, Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe gabimisht e përfshin këtë pjesëz te parafjala para, edhe pse është qartazi fjala për homonimi; me të drejtë Çabej (Studime etimologjike, VI; f. 142) e lidh me greqishten e re πάρα “tepër, fr. trop”, duke e cilësuar si fjalë të toskërishtes.

(more…)

Read Full Post »

Ndërtimin:

Nuk është se po ndodh ndonjë gjë e re me këto zgjedhje.

Shqipja e sotme duket ta ketë marrë nga italishtja:

Non è che non mi interessi la commedia, è che sono stanco e vorrei andare a letto.

Megjithatë, në shqipe ka një prirje për ta thjeshtuar ndërtimin në nuk se.

(more…)

Read Full Post »

Editorialin e sotëm të Shekullit, Koloreto Cukali e kish titulluar “Skllevërit me kollare të bardhë”, duke pasur parasysh punonjësit e zyrave.

Është fjala për një përkthim të keq të anglishtes white-collar workers, sikurse e vunë re menjëherë në komentet; anglishtja collar dhe shqipja kollare mund të kenë formën të ngjashme, por u referohen dy gjërave të ndryshme; dhe anglishten collar zakonisht e përkthejmë si jakë (ndërsa shqipja kollare në anglishte do të përkthehej tie).

(more…)

Read Full Post »

Ja një ndërtim i shqipes së folur, ku një mbiemër, i vetëm, funksionon si të ishte rrethanor kohe:

Marika ka qenë shumë e bukur e re.

Mbiemri e re këtu kryen funksionin sintaksor të një fjalie të varur kohore:

Marika ka qenë shumë e bukur kur ishte e re.

Njëlloj do të mund të zëvendësohej me në të ri, në moshë të re, në rininë e saj, etj.

(more…)

Read Full Post »

Shumë nga ata që kanë dëgjuar lajmin për kandidaten e re për Presidente të Kosovës, Atifete Jahjaga, do të jenë ngacmuar nga emri i kësaj gruaje – i pazakonshëm, oriental, pothuajse i huaj në tingëllim. Mendjet me orientim historik, do të shohin atje një shembull të gjallë të nënshtresës turke-osmane në trashëgiminë kulturore shqiptare – edhe tek mbiemri Jahjaga, edhe tek emri Atifete.

(more…)

Read Full Post »