Feeds:
Posts
Comments

Archive for February, 2011

Duke diskutuar për çështje teknike të një përkthimi, në blogun Peizazhe të Fjalës, një koleg që e prezanton veten si përkthyes profesionist ia lejoi vetes këtë këshillë gjuhësore:

nuk thuhet “ka avulluar” por “është avulluar”. Unë jam avulluar, dhe jo unë kam avulluar. Uji është avulluar, dhe jo uji ka avulluar. Është folje vetvetore.

Këshilla përmban një gabim elementar – folja shqipe avulloj bën pjesë në kategorinë e foljeve që janë njëkohësisht kalimtare dhe jokalimtare, pa u përshtatur morfologjikisht.

Në gjuhësi, folje të tilla quhen ambitranzitive.

(more…)

Read Full Post »