Feeds:
Posts
Comments

Archive for June, 2017

trubi_91Polistirenit – atij materiali plastik të lehtë si pupël, që e përdorin për të ambalazhuar pajisjet elektroshtëpiake dhe elektronike – dhe që në anglishte njihet edhe si styrofoam, në shqipen bisedore i kanë pasë thënë, dhe ndoshta i thonë akoma, bukë peshku.

Emërtim i çuditshëm ky yni, për një material që nuk duket të ketë lidhje me peshqit; edhe pse e ka një farë ngjashmërie me bukën, për nga konsistenca dhe ngaqë mund të shkërmoqet në thërrime.

Sipas një shpjegimi mjaft të besueshëm, që më kanë dhënë gojarisht, ky emërtim, bukë peshku, ka qenë përdorur për qesen e vezëve të peshkut, zakonisht të qefullit (putarga, italisht bottarga; angl. roe pouch), që i gjeje ndonjëherë në treg në trajtë të një mase të qullët dhe që gatuheshin të fërguara. Me gjasë, njerëzit kujtonin se putarga ishte një lloj ushqimi ose buke për peshqit. Pas gatimit, struktura granulare e putargës i ngjan disi asaj të polistirenit, madje njëlloj mund të shkërmoqet.

aid11805772-v4-728px-Cook-Fish-Roe-Step-11

Një shpjegim fare spekulativ do të ishte që blloqet e polistirenit i gjeje ndonjëherë buzë detit, në plazhin e Durrësit, së bashku me lloje të tjera plastike, shishe, bidonë, kova, voza e të tjera si këto që i hidhnin anijet në Adriatik, si plehra; dhe njerëzve blloqet e polistirenit u dukeshin si “bukë”; atributi peshku vinte pastaj nëpërmjet shoqërimit me detin.

(more…)

Read Full Post »