Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘turqizmat’

Turqizma pa dashje

Gazeta “Dita” u rikthehet kujtimeve të përkthyesve të rusishtes për Enver Hoxhën, në periudhën e tensioneve midis dy partive; duke përcjellë mes të tjerash rrëfimin e e Myfit Mushit se, kur Hrushovi reagoi ndaj fjalimit të liderit shqiptar në Mbledhjen e Moskës, duke thënë “Enver Hoxha oblill nas gavnom” (Enver Hoxha na hodhi mut përsipër), ky si përkthyes e kish zbutur impaktin e fjalës mut duke i shqipëruar fjalët e Hrushovit kështu: “Enver Hoxha na leu me… të pëgërë”; dhe më pas kish komentuar: “më dukej se fjala turqisht do ta zbuste ca atë fjalë.”

(more…)

Read Full Post »

Mes garave të atletikës, gjendet edhe e quajtura hedhje çekiçi, e cila bën pjesë në të njëjtën familje me hedhjen e diskut, të shtizës dhe të gjyles.

Ka një problem me emrin e këtij sporti, megjithatë; objekti që hidhet nuk i ngjan fare çekiçit, pse është një gjyle e rëndë metalike (7.2 kg), e lidhur me kavo çeliku me një dorezë.

(more…)

Read Full Post »

Duke parë një listë fjalësh arabe dhe persiane të cilat turqishtja moderne i konsideron si mbeturina të osmanishtes dhe i ka zëvendësuar tashmë, ose është duke i zëvendësuar me fjalë vendëse, m’u kujtuan menjëherë fjalë të ngjashme që kanë pësuar të njëjtin fat në shqipen e sotme, edhe pse këtë herë si ‘turqizma’.

(more…)

Read Full Post »

Një shqipfolës sot njeh dhe përdor rreth 500-600 turqizma; veçanërisht po t’i përkasë brezit të vjetër.

Edhe brezat që janë rritur duke adoptuar si zhargon dialektin e qytetit të Tiranës (që i përket gegërishtes jugore qytetare) njohin një numër relativisht të madh turqizmash, që i kanë mësuar nëpërmjet këtij dialekti.

(more…)

Read Full Post »