Feeds:
Posts
Comments

Archive for September, 2019

Kapter

Emrin KAPTER, me kuptimin “Gradë nënoficeri e shkallës së dytë, më e lartë se e rreshterit; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që kanë grada)”, Çabej (SE V) e ka shpjeguar etimologjikisht si të “sajuar pas rreshter, toger e pas gjase nën ndikim të kapiten-it”. Këtë shpjegim e ka rimarrë edhe Topalli në Fjalorin e tij etimologjik, duke e cilësuar fjalën si “krijim i brendshëm në fushën e terminologjisë ushtarake”. Më gjasë ka që fjala të ketë hyrë në shqipe nga rusishtja каптёр, каптeр (shqiptuar kaptjor, kapter), me kuptimin “magazinier” (në një repart ushtarak); një galicizëm, të cilin e shpjegojnë si shkurtim të frëngjishtes capitaine d’armes. Huazimi do të ketë ndodhur në periudhën kur ushtarakët sovjetikë dhe ushtarakët shqiptarë të shkolluar në Bashkimin Sovjetik merreshin me organizimin (logjistikën) e ushtrisë shqiptare.

Read Full Post »