Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘ligjërimi i thjeshtë’

Një mik – që e ka mësuar shqipen këto vitet e fundit – më lajmëroi për shfaqjen e një kafshe të rrallë leksikore, në një kryetitull të gazetës Dita: fjalën kingllëk.

Greva e urisë, ky kingllëk radhe!”, titullonte Dita, për të shpjeguar pastaj se preferohej që “me kingllëk të emërtohet çdo sjellje politike që ka në thelb gënjeshtrën, hipokrizinë dhe trushulitësinë”, duke iu referuar pastaj edhe një incidenti të paradokohshëm, kur një zonjë protestuese u fye, ngaqë ministri E. Veliaj e quajti kinge.

(more…)

Read Full Post »

Ndërtimet me lidhëzën pak se i ndesh zakonisht në ligjërimin bisedor ose të thjeshtë, ku përdoren për të shprehur raporte të natyrës kundërshtore:

Pak se ta kam bërë drekën gati, kërkon edhe të ta vë përpara.
Pak se lashë punët e mia që të të ndihmoj, më bën dhe naze.
Pak se ia bëra kafenë, më kërkon edhe që t’ia çoj në verandë.
Pak se vajta i bleva arrët deri në pazar, tani u dashka edhe t’i qëroj?

(more…)

Read Full Post »

Në shqipen bisedore, ndajfolja kot përdoret në ndërtime përcaktore, zakonisht të barazvlershme me fjali (por edhe në pozicion kallëzuesor), që shprehin zhgënjimin e folësit me diçka ose dikë; mungesën e vlerës etj.: njeri kot; libër kot; fjalim kot; emision kot; muhabet kot; sugjerim kot; apartament kot; tip kot; qytet kot; plazh kot, etj.

(more…)

Read Full Post »

Në shqipen bisedore ndeshen disa përdorime kureshtare të ndajfoljes përemërore ashtu.

Fjalori i Shqipes së Sotme (1984) pranon një përdorim të kësaj ndajfoljeje me kuptimin “as mirë as keq, çka, disi.”

(more…)

Read Full Post »