Feeds:
Posts
Comments

Archive for February, 2013

Gramatikat që trajtojnë të ashtuquajtura forma të pashtjelluara të foljes shqip, e konsiderojnë përcjelloren (gerundin) duke punuar dhe përcjelloren mohore pa punuar, si forma plotësuese ose sintaksorisht të barasvlershme.

Për shembull:

Duke vrapuar, do të djegësh kalori.
Pa vrapuar, nuk do të djegësh kalori.

Në këtë kontekst, marrëdhëniet mes përcjellores mohore të tipit pa punuar, dhe përcjellores të mohuar, të tipit duke mos punuar konsiderohen si të sinonimisë absolute; edhe pse forma duke mos punuar ka një shtrirje funksionale përdorimi më të kufizuar se simotra e saj pa punuar.

(more…)

Read Full Post »

Po aq defektive sa edhe mbes/mbetem duket të jetë sinonimi i saj ngel/ngelem; që paraqet të njëjtin kombinim të paradigmave të veprores dhe të joveprores, me pak përjashtime – dhe pikërisht: folja ngel ka paradigmë të rregullt zgjedhimi në të tashmen e dëftores (duke u sjellë si folje me temë në bashkëtingëllore, ose me mbaresa zero në numrin njëjës); sikurse përdoret edhe në urdhërore (ngele në klasë atë hajvan, që të vërë mend). E megjithatë, këto dy folje janë kaq të ndryshme mes tyre – ngaqë trajta joveprore ngelem përdoret më pak se përgjegjësja e saj veprore, në të gjithë paradigmën, pa përmendur pastaj që ngel/ngelem ende i përket ligjërimit të folur, ku format joveprore janë jokarakteristike.

Read Full Post »

Në shkrimin e mëparshëm, pyetëm nëse ka folje defektive në shqipen e sotme.

Një folje e tillë duket të jetë mbes, meqë në paradigmën e zgjedhimit të saj janë përzier veprorja me joveproren; dhe disa trajta të zgjedhimit nuk ekzistojnë fare.

(more…)

Read Full Post »

Tema LUM dhe çerdhja e saj leksikore janë nga ato pak fjalë të shqipes të cilat ndoshta na japin një pamje të gjuhës në një fazë më të hershme të saj.

Fjalori i Shqipes së Sotme e trajton lum si pjesëz dhe shpjegon se “përdoret kur shprehim ngazëllim për diçka ose kur përgëzojmë dikë a i shprehim kënaqësinë dikujt” dhe sjell këta shembuj: Lum nëna! Lum miku! Lum e lum për ne!

Në vijim, jepet mbiemri LUM (i), LUME (e), me kuptimin “i lumtur, fatlumtur, i bekuar”, si në shembujt E lumja nënë, Të lumët ne. Ditë e lume. Për një Shqipëri të lume. Po këtu, jepet edhe emri E LUMJA, si eufemizëm për sëmundjen e lisë; më tej TË LUMET, për “zanat”.

(more…)

Read Full Post »