Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘dëshirorja’

Ndonjëherë mjafton një këmbim përemrash vetorë, për t’ia ndërruar krejt natyrën ilokutive dëshirores – për shembull, nga mallkimi në përgjërim dhe e kundërta.

(more…)

Read Full Post »

Disa ndërtime të shqipes, me mënyrën dëshirore, janë specializuar për të përcjellë modalitetin e lutjes ose të politesës ose të zbutjes së një kërkese.

Për shembull, t’u bëfsha kurban ndeshet me këtë funksion, duke shprehur lutje deri në përgjërim; kuptimi është që “unë jam gati të flijohem për ty.”

(more…)

Read Full Post »

Tema LUM dhe çerdhja e saj leksikore janë nga ato pak fjalë të shqipes të cilat ndoshta na japin një pamje të gjuhës në një fazë më të hershme të saj.

Fjalori i Shqipes së Sotme e trajton lum si pjesëz dhe shpjegon se “përdoret kur shprehim ngazëllim për diçka ose kur përgëzojmë dikë a i shprehim kënaqësinë dikujt” dhe sjell këta shembuj: Lum nëna! Lum miku! Lum e lum për ne!

Në vijim, jepet mbiemri LUM (i), LUME (e), me kuptimin “i lumtur, fatlumtur, i bekuar”, si në shembujt E lumja nënë, Të lumët ne. Ditë e lume. Për një Shqipëri të lume. Po këtu, jepet edhe emri E LUMJA, si eufemizëm për sëmundjen e lisë; më tej TË LUMET, për “zanat”.

(more…)

Read Full Post »

Mes formave të ndryshme të të luturit në dialog, spikatin t’u bëfsha dhe të keqen, kryesisht në ligjërimin femëror.

Më sill një gotë ujë, t’u bëfsha!

(more…)

Read Full Post »

Një nga përdorimet më idiomatike të mënyrës dëshirore (në të tashmen dhe të kryerën), në shqipen e sotme sidomos të folur, ndeshet në fjalitë e varura kushtore, të ndërtuara me lidhëzën :

ardhtë njeri, le të presë derisa të kthehemi.
Kush do të kujdeset për ju, në u sëmursha unë?
Do t’ia dalim mbanë, në e dhëntë Zoti.
Në më paçin gënjyer, po ju gënjej edhe unë.

Vetë shprehja lidhëzore në qoftë se (së bashku me variantin në qoftë që) përmban një dëshirore të foljes jam, të paraprirë nga lidhëza .

(more…)

Read Full Post »