Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘paskajorja’

Një tabelë që më kujtohet tani nga Shqipëria e fëmijërisë sime, e ekspozuar te kryqëzimet midis një rruge çfarëdo dhe hekurudhës:

RREZIK TRENI! NDAL, SIGUROHU, KALO!

(more…)

Read Full Post »

Sot, tek po kaloja në trotuar përbri një dyqani manikyrist, më tërhoqi vëmendjen një tabelë e varur në xhamin që shihte nga rruga: RESTROOM FOR CUSTOMER ONLY.

Në sipërfaqe, duket sikur kemi të bëjmë me një gabim të zakonshëm, meqë autori i tekstit do të ketë harruar t’ia shtojë s-në e shumësit fjalës customer.

Mirëpo kjo hamendje sikur nuk i qëndron analizës më të thellë.

(more…)

Read Full Post »

Ndërtimet idiomatike të tipit më vjen mirë, më vjen keq, më vjen rëndë (trajtë e shkurtër dhanore + folja vjen në vetën e tretë + ndajfolje); ose të tjera të ngjashme, të tipit më vjen turp, më vjen inat (trajtë e shkurtër dhanore + folja vjen në vetën e tretë njëjës + emër) njihen dhe janë përshkruar mirë. Në këto ndërtime, folja vjen nuk ka kryefjalë gramatikore (emrat inat, turp nuk do t’i konsideroja si kryefjalë, sa kohë që janë të ngrira morfologjikisht dhe pothuajse të ndajfoljëzuara), ndërsa subjekti i fjalisë shprehet formalisht me dhanoren e trajtës së shkurtër (të krahasohen edhe me më erdhi qejfi, më erdhi uria etj., ku emri ndjekës është përnjëmend kryefjalë).

(more…)

Read Full Post »

Gramatikanëve të shqipes që janë marrë me analizën e ndërtimeve me paskajore të tipit për të lexuar, e lexova duket se u ka shpëtuar një aspekt ka të bëjë me dinamikën e citimit në bisedë.

(more…)

Read Full Post »

Një përdorim kurioz i paskajores për të punuar, në ndërtimet:

Për të lexuar, e lexova…
Për të njohur, e njoh…

Sipas Sh. Demirajt, ndërtimi shërben “për të theksuar më shumë brendinë kuptimore të formës vetore të së njëjtës folje, para së cilës vendoset” (Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë, 8 Nëntori 1986, f. 993).

(more…)

Read Full Post »