Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘habitorja’

Ndërtimet pse s’thua (ti)/ pse s’thoni përdoren për të shprehur modalitetin habitor, krahas mënyrës përkatëse të foljes.

Agimi: Sapo më erdhi emërimi për ambasador në Kongo.
Bekimi: Po t’i qenke për t’u uruar, pse s’thua!

Dili: Mbrëmë fitova dy mijë dollarë në poker.
Shyqi: Po ne u dashka të mblidhemi ta festojmë, pse s’thua!

Paradoksalisht, pseudo-pyetja “pse s’thua” i bëhet dikujt që sapo ka thënë.

Ndërtime të tilla përdoren rëndom në kontekste ironike:

Djali: Nuk e mora dot provimin.
Babai: Ashtu? Prapë u rrëzove? Pse s’thua, na paske nderuar!

Pse s’thua mund të zërë vend në krye, në fund, ose në mes të thënies.

Read Full Post »

Përsëritja në funksion kontrastues ndeshet shpesh në shqipen e folur.

(more…)

Read Full Post »

Mënyra habitore e foljes përdoret rëndom për të përcjellë ligjëratën e zhdrejtë, ose në funksion “rrëfimor” (modaliteti i thashethemit).

Të krahasohen dy thëniet e mëposhtme:

Mora vesh se Lutfiu është ndarë nga gruaja.

Më thanë në pazar se Lutfiu qenka ndarë nga gruaja.

E dyta përmban një habitore; e cila nuk shpreh doemos habinë e folësit, por më shumë distancimin e tij nga vërtetësia e çka po raportohet. Me fjalë të tjera, folësi nuk bëhet garant për çfarë po thotë; e vërtetë është vetëm që atij i kanë thënë në pazar se Lutfiu është ndarë nga gruaja, por nëse kjo ka ndodhur vërtet, nuk dihet.

(more…)

Read Full Post »