Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘mënyra lidhore’

Këtë ndërtim e kanë bërë të pavdekshëm këto dy vargje të një kënge popullore të Jugut:

Nga muri do ngjitem,
Ta di që të vritem

Fjalët i thotë një ashik, që kërkon t’i shkojë të dashurës në shtëpi fshehurazi; duke marrë në sy rrezikun që mund ta vrasin si “shkelës” (intruder).

Kënga është e bukur dhe më vjen keq ta përdor për analiza gjuhësore…

(more…)

Read Full Post »

Folje si filloj, nis, zë etj., të cilat përdoren në ndërtime inkoative, të tipit filloj të punoj, kërkojnë që folja ndjekëse të jetë në lidhore (të paktën në standard; në gegërishte lidhores këtu i përgjigjet paskajorja me punue).

Ndërkohë, në shqipen e folur dëgjon rëndom ndërtime me dëftoren, praktikisht parataktike, të tipit:

Ke filluar rri vonë natën tani?

Ku filloj + folje në dëftoren përdoret në vend të filloj + folje në lidhoren.

(more…)

Read Full Post »