Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘aoristi’

Të krahasohen thëniet e mëposhtme:

Ritmet e prodhimit po rriten
Ritmet e prodhimit janë duke u rritur
Ritmet e prodhimit po vijnë duke u rritur

Ç’dallim ka midis ndërtimit po rriten, ndërtimit janë duke u rritur dhe ndërtimit po vijnë duke u rritur?

(more…)

Read Full Post »

Ky ndërtim ngjan disi me ndërtimin ha sa të hash, meqë edhe këtu folja përsëritet, me ndërmjetësinë e lidhëzës sa; po ashtu, gjymtyra e dytë e ndërtimit njëlloj shpreh modalitetin e dëshirës ose të mundësisë (“prita aq sa munda”, “prita aq sa desha”, “prita aq sa duhej”).

(more…)

Read Full Post »

Përsëritjes, si dukuri në sintaksën e shqipes kryesisht bisedore, nuk duket t’i jetë kushtuar vëmendja e duhur.

(more…)

Read Full Post »

Një ndërtim shqip që duket sikur thyen një varg rregullash të logjikës gramatikore tradicionale:

Të vesh pallton dhe erdha.

Ky ndërtim mund të parafrazohet si  “sapo të vesh pallton do të vij”, por vjen me nuanca modale dhe kuptimore të spikatura.

(more…)

Read Full Post »

Disa ndërtime me zëre se (urdhërorja e foljes me një trajtë të shkurtër që i referohet fjalisë kundrinore pasuese) përmbajnë një ftesë që i bëhet bashkëfolësit, për t’u zhvendosur mendërisht në të ardhmen, për ta konsideruar si të përfunduar një veprim që ende nuk është kryer ose ende nuk ka përfunduar:

(more…)

Read Full Post »

Një përdorim i së kryerës së thjeshtë (aoristit) në bashkëvajtje me ndërtime kushtore, që më rezulton i pavënë re në gramatikën e Buchholz-Fiedler:

(more…)

Read Full Post »

Përveçse në funksionet e njohura të shenjimit të një veprimi të kryer në të shkuarën, aoristi i shqipes (e kryera e thjeshtë) ka dy-tre përdorime idiomatike që nuk janë ndriçuar mirë.

Kështu, në fjalinë e mëposhtme:

Ikë tutje, se ta lëshova qenin!

Aoristi lëshova, në këtë fjali, i referohet në të vërtetë një veprimi në të ardhmen, jo në të shkuarën.

(more…)

Read Full Post »