Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘semantikë’ Category

E mbaj mend nga fëmijëria shprehjen “ia këndoi kulufruthin”, por nuk më kujtohet dot kuptimi i saj; ka qenë e tironçes të rrugës, dhe kështu me intuitë anoj ta interpretoj si “i bërtiti, e bëri për një lek (qepaze)”, edhe pse kjo nuk më ndihmon gjë për kuptimin e fjalës kulufruth – që gjithsesi e ruan lidhjen me fruth. Por fruthi është sëmundje, ndërsa kulufruthi diçka që, origjinalisht, është kënduar – ndoshta një lloj kënge rituale ose formule.

(more…)

Advertisements

Read Full Post »

Në shkrimin e mëparshëm, pyetëm nëse ka folje defektive në shqipen e sotme.

Një folje e tillë duket të jetë mbes, meqë në paradigmën e zgjedhimit të saj janë përzier veprorja me joveproren; dhe disa trajta të zgjedhimit nuk ekzistojnë fare.

(more…)

Read Full Post »

Më tërhoqi vëmendjen titulli i një artikulli të E. Zaloshnjës, në ResPublica:

Meqë m’u bë sikur diçka nuk shkonte.

(more…)

Read Full Post »

Në shqipen bisedore, shprehja ku ta gjej që + lidhore përdoret zakonisht për të treguar se e dëshirojmë shumë diçka:

Unë ku ta gjej që të ma redaktosh ti librin!

Përdoret në të gjitha vetat, zakonisht në të tashmen por edhe në të pakryerën. Si ndërtim, është pjesërisht i frazeologjizuar – për shkak të kufizimeve gramatikore.

(more…)

Read Full Post »

Mes garave të atletikës, gjendet edhe e quajtura hedhje çekiçi, e cila bën pjesë në të njëjtën familje me hedhjen e diskut, të shtizës dhe të gjyles.

Ka një problem me emrin e këtij sporti, megjithatë; objekti që hidhet nuk i ngjan fare çekiçit, pse është një gjyle e rëndë metalike (7.2 kg), e lidhur me kavo çeliku me një dorezë.

(more…)

Read Full Post »

Siç dihet dhe është përshkruar gjerësisht, modaliteti i pamundësisë në shqipen e sotme ndërtohet, para së gjithash, me ndërtime të tipit NUK + MUND + folje në lidhore (të thjeshtueshme në NUK MUNDEM, etj.).

Një formë tjetër, sinonimike, është ajo e tipit NUK + folje + DOT, ku “dot” është pjesëz modale.

(more…)

Read Full Post »

Të krahasohen thëniet e mëposhtme:

Ritmet e prodhimit po rriten
Ritmet e prodhimit janë duke u rritur
Ritmet e prodhimit po vijnë duke u rritur

Ç’dallim ka midis ndërtimit po rriten, ndërtimit janë duke u rritur dhe ndërtimit po vijnë duke u rritur?

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »