Feeds:
Posts
Comments

Archive for November, 2011

Zogun carduelis carduelis shqipja e quan, përveçse kryeartëz, edhe gardalinë, fjalë që i ngjan shumë italishtes cardellino, emër i të njëjtit zog; edhe pse do të ketë hyrë në gjuhë prej fjalës në dialektin venecian, që sot tingëllon gardelín, por që më parë do të ketë pasur patjetër formën gardellino, siç na e dëshmon edhe një koncert i Vivaldi-t për flaut (Op. 10 nº 3, RV 428), “Il Gardellino” (i njohur edhe si “Il Cardellino”); meqë kompozitori ishte, sikurse e dimë, venecian. Për shkak të ngjashmërisë fonetike, me emrin e zogut është ngatërruar termi për gjyqtarin anësor në futboll, i huazuar nga italishtja guardalinee, por që ka përfunduar, në shqipen bisedore, si gardalinë; dhe më pas kjo gardalinë ka ndihmuar në konsolidimin e shndërrimit fonetik të emrit të zogut nga gardelinë (formë që i rri më besnike origjinalit në venecianishte dhe që ndeshet edhe sot në të folmet e shqipes) në gardalinë (shndërrim që, megjithatë, duhet ta ketë zanafillën te asimilimi i thjeshtë i e-së në a).

Read Full Post »

Në gramatikat normative të shqipes lexon se përdorimi i përemrave vetorë së bashku me foljet, sidomos si kryefjalë, është redundant (foljet e shqipes si rregull e tregojnë vetën në mbaresë) dhe, për këtë arsye, shërben për të theksuar kryefjalën, në mënyrë dalluese.

(more…)

Read Full Post »

Emrat e thjeshtë të vepruesit dhe mbiemrat përkatës, nga tema foljore, shqipja standard i përfton me anë të prapashtesës –(ë)s, e cila i bashkëngjitet një forme të pjesores së shkurtër të gegërishtes: mësoj –> mësues, botoj –> botues, veproj  –> veprues, kërkoj  –> kërkues, rrëfej  –> rrëfyes, etj.

Kjo është një nga ato instanca kur standardi ka parapëlqyer trajtat e gegërishtes, ndaj atyre të toskërishtes, që do të ishin mësonjës, botonjës, vepronjës, kërkonjës, etj., duke integruar, me këtë rast, edhe togun –ue–, karakteristikë të gegërishtes, në sistemin foljor që përndryshe sundohet nga togu –ua– (khs. mësuam, mësuat, mësuar – por mësues, etj.).

(more…)

Read Full Post »