Feeds:
Posts
Comments

Archive for July, 2019

 

Tek etimologjitë e Çabejt, gjej fjalën bajkush, që sipas tij “përdoret në Gjirokastër për një njeri që rri fshehur ose mënjanë.” Çabej e shpjegon këtë nga turqishtja baykuş “kukuvajkë”, duke shtuar se ka hyrë edhe në bullgarishten. Unë kam dëgjuar, nga nëna ime, me të njëjtin kuptim, shprehjen Bajo fshehuri – në përdorime të tipit je bërë si Bajo fshehuri, mbete brenda si Bajo fshehuri, të cilat me gjasë e krahasojnë sjelljen e dikujt me të një Bajoje, që rri “fshehur”.

(more…)

Read Full Post »