Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘përcjellorja’

Gramatikat që trajtojnë të ashtuquajtura forma të pashtjelluara të foljes shqip, e konsiderojnë përcjelloren (gerundin) duke punuar dhe përcjelloren mohore pa punuar, si forma plotësuese ose sintaksorisht të barasvlershme.

Për shembull:

Duke vrapuar, do të djegësh kalori.
Pa vrapuar, nuk do të djegësh kalori.

Në këtë kontekst, marrëdhëniet mes përcjellores mohore të tipit pa punuar, dhe përcjellores të mohuar, të tipit duke mos punuar konsiderohen si të sinonimisë absolute; edhe pse forma duke mos punuar ka një shtrirje funksionale përdorimi më të kufizuar se simotra e saj pa punuar.

(more…)

Read Full Post »

Folje si filloj, nis, zë etj., të cilat përdoren në ndërtime inkoative, të tipit filloj të punoj, kërkojnë që folja ndjekëse të jetë në lidhore (të paktën në standard; në gegërishte lidhores këtu i përgjigjet paskajorja me punue).

Ndërkohë, në shqipen e folur dëgjon rëndom ndërtime me dëftoren, praktikisht parataktike, të tipit:

Ke filluar rri vonë natën tani?

Ku filloj + folje në dëftoren përdoret në vend të filloj + folje në lidhoren.

(more…)

Read Full Post »

Të krahasohen thëniet e mëposhtme:

Ritmet e prodhimit po rriten
Ritmet e prodhimit janë duke u rritur
Ritmet e prodhimit po vijnë duke u rritur

Ç’dallim ka midis ndërtimit po rriten, ndërtimit janë duke u rritur dhe ndërtimit po vijnë duke u rritur?

(more…)

Read Full Post »