Në gramatikat tradicionale, diferenca midis shko të vishesh dhe shko vishu do të cilësohej si diferencë regjistri; duke u klasifikuar forma e dytë si e regjistrit bisedor.
Ka edhe një mënyrë tjetër për ta analizuar këtë pranëvënie të pazakonshme të dy foljeve në urdhërore, duke e ripërkufizuar funksionin modal të shkoj.