Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘kallëzuesori’

CaptureMë tërhoqi vëmendjen përkthimi që ia kish bërë, gazeta MAPO, titullit të Bienales së 13-të të Stambollit: “Mami, a jam unë një barbar?”

(Titulli i bienales përsërit titullin e një libri të shkrimtares turke Lâle Müldür.)

Të krahasohet ky shqipërim me anglishten “Mom, Am I Barbarian?” dhe turqishten “Anne ben barbar mıyım?”.

Shqipja tingëllon keq.

Një fëmijë normalisht do të kish pyetur: Mami, barbar jam unë? apo Mami, jam barbar unë? – dhe gjithsesi, pa e përdorur nyjën një, e cila nuk ka vend në këto ndërtime.

(more…)

Read Full Post »

Në shqipen bisedore, ndajfolja kot përdoret në ndërtime përcaktore, zakonisht të barazvlershme me fjali (por edhe në pozicion kallëzuesor), që shprehin zhgënjimin e folësit me diçka ose dikë; mungesën e vlerës etj.: njeri kot; libër kot; fjalim kot; emision kot; muhabet kot; sugjerim kot; apartament kot; tip kot; qytet kot; plazh kot, etj.

(more…)

Read Full Post »

Përemrat gjithë, tërë, në formën e tyre të emërzuar i gjithi, i tëri përmbushin funksione që nuk janë përshkruar mirë deri më sot.

(more…)

Read Full Post »