Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘përsëritja’

Çfarë ndodh me gjuhën kur dy ose më shumë njerëz komunikojnë në një mjedis me zhurmë, ose kur janë larg njëri-tjetrit?

Natyrisht, biseda do të zhvillohet me zë të lartë, për të mbytur zhurmat ose për të mposhtur distancën.

Diçka e ngjashme ndodh edhe në bisedat telefonike, kur linja është e keqe – bashkëfolësit vetvetiu do të sillen sikur të jenë në mjedis me zhurmë ose larg njëri-tjetrit.

(more…)

Read Full Post »

Një ndërtim i shqipes së folur, me pjesëzën jo të përsëritur, në krye të çdo segmenti të cituar nga fjalët e dikujt tjetër (ligjëratë e drejtë e raportuar):

P: Vajti Hidajeti të ankohej për plehrat?

Q: Vajti po nuk bëri dot punë. Hidajeti si Hidajeti, nuk nxjerr dot qimen nga qulli. Jo nuk gjeta njeri në zyrë, jo nuk ma varën, jo më lanë të prisja, jo më thanë të shkoja te shefi i mjedisit, jo më nxorën përjashta, jo më thanë të vija nesër, jo më kërkuan dokumente shtesë…

Këtu, pjesët me korsive janë ato pjesë të ligjëratës së Q-së, të cilat rimarrin thënie të supozuara të Hidajetit.

(more…)

Read Full Post »

Një ndërtim foljor përsëritës të cilit nuk i kuptohet lehtë mekanizmi logjik:

Ia kishin shtruar me të pirë dhe këndonin apo s’këndonin!

Këtë përdorim të lidhëzës apo FShS e shpjegon si intensifikues (këndonin shumë, këndonin mirë):

(more…)

Read Full Post »

Modeli i përsëritjes i tipit folje + që + folje është veçanërisht pjellor në shqipe.

Një nëntip i këtij modeli ndeshet më tepër në formën:

s’i flet që s’i flet (me gojë së bijës)

ku së bashku me foljen, përsëritet edhe pjesëza mohore, nuk ose s, sipas rastit.

(more…)

Read Full Post »

Te ky grup ndoshta duhen përfshirë edhe ndërtime të tipit:

Ti i humbur që i humbur je, pse nuk i shkruan një letër Manushit?

Semantika është e njëjtë, por sintaksa ndryshon, sepse në vend që të përsëritet folja, përsëritet mbiemri prejpjesor; dhe pastaj krejt ndërtimi ndiqet nga folja jam në vetën e duhur.

(more…)

Read Full Post »

Ky ndërtim ngjan disi me ndërtimin ha sa të hash, meqë edhe këtu folja përsëritet, me ndërmjetësinë e lidhëzës sa; po ashtu, gjymtyra e dytë e ndërtimit njëlloj shpreh modalitetin e dëshirës ose të mundësisë (“prita aq sa munda”, “prita aq sa desha”, “prita aq sa duhej”).

(more…)

Read Full Post »

Ky përfaqëson një tjetër instancë me folje të përsëritur:

Ha sa të hash tani, pa kur të vijë darka hamë prapë.
Rri sa të rrish nga ne, pastaj shko tek yt bir.
Lexo sa të lexosh sonte, pastaj vazhdoje nesër mbrëma.

këtu folja del një herë në urdhërore dhe pastaj në lidhore të tashmen; të dy format ndërmjetësohen nga lidhëza krahasore sa.

(more…)

Read Full Post »

Përsëritjes, si dukuri në sintaksën e shqipes kryesisht bisedore, nuk duket t’i jetë kushtuar vëmendja e duhur.

(more…)

Read Full Post »

Përsëritja dhe identiteti dalin shpesh si forma të ndryshme të së njëjtës marrëdhënie kuptimore.

(more…)

Read Full Post »

Përsëritja në funksion kontrastues ndeshet shpesh në shqipen e folur.

(more…)

Read Full Post »