Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘përemrat vetorë’

Ç’dallim kuptimor ka midis thënieve jam unë dhe unë jam në kontekste identifikimi, për shembull në gojë të dikujt që merr në telefon/troket në derë?

(more…)

Read Full Post »

Te Deka e Omerit, nana i lutet Mujit të mos e marrë Omerin me vete në bjeshkë:

Pash at zot, Mujo, qi t’ka dhanë,
mos Omerin shpijet me ma tretë
se nandë vllazen zoti t’i pat falë
e gjashtë per bjeshkë dekun i ke lanë
e s’po dij e shkreta vorret ku po i kanë.

Këtu e shkreta i referohet vetë folësit, ose subjektit të thëniezimit (dhe të thënies); një mbiemër i nyjshëm (i/e shkretë), i emërzuar, duke marrë pas vetes nyjen shquese të emrit (-a), i pashoqëruar me përemrin – meqë ndërtimi ndeshet më shpesh si unë e shkreta, ose e shkreta unë.

(more…)

Read Full Post »