Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘ndërtimet kundërshtore’

Ndërtimet me lidhëzën pak se i ndesh zakonisht në ligjërimin bisedor ose të thjeshtë, ku përdoren për të shprehur raporte të natyrës kundërshtore:

Pak se ta kam bërë drekën gati, kërkon edhe të ta vë përpara.
Pak se lashë punët e mia që të të ndihmoj, më bën dhe naze.
Pak se ia bëra kafenë, më kërkon edhe që t’ia çoj në verandë.
Pak se vajta i bleva arrët deri në pazar, tani u dashka edhe t’i qëroj?

(more…)

Read Full Post »

Një ndërtim i ligjërimit të folur me pjesëzën jo, në funksion lidhëzor, që nuk më rezulton i përshkruar në gramatikat:

Po unë, e mençura, jo të hypja në ashensor, por vajta i ngjita shkallët me këmbë.
Ky tipi, jo t’i thoshte policit që ia kishin vjedhur dokumentin, por vajti ia dha vrapit.
Kush të ka dërguar ty, më pyeti kjo. Edhe unë, idiotja, jo t’i thoja që jam kushërira e Ganiut, por nuk di se ç’i ngatërrova kot.

(more…)

Read Full Post »

Një ndërtim me lidhëzën kur, në funksion kohor-kushtor, që nuk më rezulton i përshkruar mirë në gramatikat:

(a) Kur ishe kaq i uritur, pse nuk u ule në tavolinë me ne të tjerët?

(more…)

Read Full Post »

Ja një shembull ku shqipja sillet në mënyrë pothuajse algjebrike:

(more…)

Read Full Post »

Një përdorim kurioz i paskajores për të punuar, në ndërtimet:

Për të lexuar, e lexova…
Për të njohur, e njoh…

Sipas Sh. Demirajt, ndërtimi shërben “për të theksuar më shumë brendinë kuptimore të formës vetore të së njëjtës folje, para së cilës vendoset” (Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë, 8 Nëntori 1986, f. 993).

(more…)

Read Full Post »