Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘përemri vete’

Te Deka e Omerit, nana i lutet Mujit të mos e marrë Omerin me vete në bjeshkë:

Pash at zot, Mujo, qi t’ka dhanë,
mos Omerin shpijet me ma tretë
se nandë vllazen zoti t’i pat falë
e gjashtë per bjeshkë dekun i ke lanë
e s’po dij e shkreta vorret ku po i kanë.

Këtu e shkreta i referohet vetë folësit, ose subjektit të thëniezimit (dhe të thënies); një mbiemër i nyjshëm (i/e shkretë), i emërzuar, duke marrë pas vetes nyjen shquese të emrit (-a), i pashoqëruar me përemrin – meqë ndërtimi ndeshet më shpesh si unë e shkreta, ose e shkreta unë.

(more…)

Read Full Post »

Për përemrin identifikues vetë, Buchholz-Fiedler thonë sa vijon [vep. cit. f. 283]:

Përemri vetë, i cili përdoret i palakueshëm, nënvizon se një person i caktuar është vetë subjekti ose objekti (Agens/Patiens) i një veprimi (Handlung). Ndeshet kryesisht pas një përemri vetor (1-4) ose një emri (5-8), por mund edhe të ndahet nga përemri ose nga emri dhe të qëndrojë pas foljes (9-10). Meqë përemrat vetorë mund të mënjanohen nga thëniet, vetë mund të dalë edhe i vetëm në funksion të kryefjalës, për të përfaqësuar një grup nominal (11-14).

(more…)

Read Full Post »

Fjala shqipe vete/vetja është krijesë e çuditshme, ndoshta po aq sa ornitorinku në zoologji.

(more…)

Read Full Post »