Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘thirrorja’

Çfarë ndodh me gjuhën kur dy ose më shumë njerëz komunikojnë në një mjedis me zhurmë, ose kur janë larg njëri-tjetrit?

Natyrisht, biseda do të zhvillohet me zë të lartë, për të mbytur zhurmat ose për të mposhtur distancën.

Diçka e ngjashme ndodh edhe në bisedat telefonike, kur linja është e keqe – bashkëfolësit vetvetiu do të sillen sikur të jenë në mjedis me zhurmë ose larg njëri-tjetrit.

(more…)

Read Full Post »

Për foljen vij thuhet se e ka humbur formën urdhërore (njëlloj si simotra vete), për ta zëvendësuar me eja, përkatësisht hajde, të cilat konsiderohen si pasthirrma. Vete, nga ana e vet, ia ka marrë hua urdhëroren sinonimit të vet shkoj (shko). Edhe pse nuk janë tamam folje, eja dhe hajde sillen si të tilla, me aq sa munden, madje duke marrë edhe, në vetën e dytë shumës, mbaresën foljore –ni: ejani dhe hajdeni (e krahasueshme me këto, edhe pseudo-urdhërorja e vjetruar jakëni!)

(more…)

Read Full Post »

Sistemi morfologjik i emrave të përveçëm të njerëzve në shqipe përmban një anomali: emrat femërorë të tipit Zana, Silva, Teuta kanë humbur trajtën e pashquar (Zanë, Silvë, Teutë).

(more…)

Read Full Post »