Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘fjala’

Pëshpëritësi më shkruan:

kam nevojë për ndihmën tënde rreth një përsiatjeje gjuhësore.

Me pak fjalë, gjatë një loje argëtuese gjuhësore në të cilën duhet të gjenim fjalë shqip në të cilat dy zanore të njëjta të ishin pranë njëra-tjetrës, situata degradoi kështu :

(more…)

Read Full Post »

Një arsyetim i mprehtë i Albin Kurtit (po, i atij Albin Kurti) për semantizmin e fjalës zëvendës, sot në gazetën Shqip:

Zëvendësit zëvendësojnë. Zëvendësit zëvendësojnë atë që duhet zëvendësuar, në rast të mungesës ose pamundësisë. Pra, zëvendësohet ai që mungon ose ai që s’mundet. Zëvendësimi është zëvendësim në kushtet e mungesës së pranisë së atij që, për pasojë, duhet zëvendësuar. Ose: zëvendësimi është zëvendësim kur është bërë e pamundur që të funksionojë ai, që për pasojë, duhet zëvendësuar.

Zëvendësi e zë vendin. Ai e zë vendin e tjetërkujt. Zëvendësi e nënkupton vendin e zbrazët që nuk guxon të mbetet i tillë. Zëvendësi është siguria e vendit. Zëvendësi garanton që vendi do të zihet. Që zëvendësit shkojnë e vijnë porse vendi mbetet. Zëvendësi është aktualitet duke qenë potencialitet. Zëvendësi është sepse mund të zhbëhet. Ai mund të mos mbetet më zëvendës pikërisht duke zënë vendin e atij zëvendës i të cilit është. Zëvendësi është qenia e mundësisë.

(more…)

Read Full Post »

Ku kalon kufiri midis fjalës dhe togfjalëshit?

Kësaj përgjigje, autorët e fjalorëve të shqipes në vitet 1980 i janë përgjigjur me zemërgjerësi të madhe.

(more…)

Read Full Post »