Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘onomastikë’ Category

Arian

Sipas INSTAT-it, sot në Shqipëri ka 854 vetë që e shkruajnë emrin ARIAN, dhe 4521 që e shkruajnë emrin ARJAN.

Popullariteti i emrit ARIAN sipas INSTAT-it:

Popullariteti i këtij emri vështirë të ndahet, të paktën për mua, nga diskursi për “racën ariane”, që praktikohej para dhe gjatë Luftës II në disa qarqe intelektuale në Shqipëri, me tundime raciste, naziste ose edhe thjesht nacionaliste. Pas Luftës, në kulturat europiane, ky lloj diskursi iu bashkëlidh vizionit nazist për racën dhe u deklasua sakaq, por në Shqipëri emri bash atëherë mori gjallërim folklorik dhe u pëlqye sidomos në vitet 1950-1960, ndoshta sepse nga shumë folës u perceptua si emër ilir (pa qenë i tillë), krahas me të tjerë emra ilirë të brezit të parë. Vitet 1950-1960 ishin edhe vite ndërrimesh paradigmatike në sistemin e emrave të njerëzve në Shqipëri, ngaqë familjet filluan t’u shmangeshin në masë emrave tradicionale me bazë fetare, si pjesë e prirjes së përgjithshme të defetarizimit kulturor.

Prejardhja kulturore e emrit ARIAN/ARJAN nuk duhet ngatërruar, megjithatë, me motivet a shtysat e një familjeje specifike për t’i dhënë fëmijës së tyre atë emër. Nëse tradicionalisht emri që i vihej fëmijës kishte shënjuar një vijimësi ose përkatësi (fetare, kulturore, farefisnore), pas Luftës II Botërore emërdhënia në Shqipëri filloi të funksiononte si projekt, ose projeksion i dëshirave të familjes mbi të ardhmen e fëmijës. Ashtu edhe vetëdija e rikuperimit të një tradite pagane (ilire) u gjallërua, krahas motivimit estetik ose eufonik dhe identifikimit me heronjtë kulturorë të ditës (aktorët dhe personazhet e librave dhe të filmave). Teksa kjo ndodhte, emrin e fëmijës nuk e përcaktonte më kalendari, as tradita, por vullneti relativisht i lirë i prindit – ishte ZGJEDHJE e këtij dhe shprehje e dëshirës së tij për fëmijën. Familja sot zakonisht e zgjedh emrin sepse e ka dëgjuar të përdoret dhe i duket i bukur, ose ngaqë e shoqëron me jetën dhe arritjet e personave të tjerë, me prestigj, që quhen ashtu. Moda luan këtu rol të rëndësishëm, siç luajnë rol edhe qëndrimet e familjarëve ndaj prirjeve kulturore: a duan t’u konformohen, apo t’i sfidojnë? Vënia e emrit shpreh kështu edhe pozicionimin kulturor serioz të familjes në kolektivitet.

(more…)

Read Full Post »

Cili Lek?

Nga e ka prejardhjen emri i valutës zyrtare të Shqipërisë, lek?

E krijuar në vitin 1925, kjo valutë u quajt lek në referim dhe nderim ndaj Lekës së Madh (Aleksandrit të Madh), të cilin e kishin përfshirë ndërkohë si shenjt në Kalendarin e Kombit, duke e nxjerrë me origjinë ilire (ose epirote).

Në fakt, monedha prej 1 lek e vitit 1926 kishte portretin e Lekës në barelief në njërën faqe, ndërsa në faqen tjetër imazhin e tij në kalë.

Albania_1_lek_1926 (1)

(more…)

Read Full Post »

Më tërhoqi vëmendjen titulli i një artikulli të E. Zaloshnjës, në ResPublica:

Meqë m’u bë sikur diçka nuk shkonte.

(more…)

Read Full Post »

Shumë nga ata që kanë dëgjuar lajmin për kandidaten e re për Presidente të Kosovës, Atifete Jahjaga, do të jenë ngacmuar nga emri i kësaj gruaje – i pazakonshëm, oriental, pothuajse i huaj në tingëllim. Mendjet me orientim historik, do të shohin atje një shembull të gjallë të nënshtresës turke-osmane në trashëgiminë kulturore shqiptare – edhe tek mbiemri Jahjaga, edhe tek emri Atifete.

(more…)

Read Full Post »