Feeds:
Posts
Comments

Archive for February, 2021

Sa vyen kjo?

Dorian Kulla kish nxjerrë dje këtë status:

Përkthimi i keq vyen po aq sa poezia e mirë: të shtyn t’ia nisësh nga e para.

Dhe mua këtu më ngecën sytë te folja VYEN, folje e rrallë, sot pothuajse e zëvendësuar nga VLEJ; Kolec Topalli e quan “kryesisht të gegërishtes” dhe e cilëson si të autorëve të vjetër – unë do ta quaja arkaizëm, me gjithë reputacionin historik të pacen. Ndërkaq, mbiemri prejpjesor I/E VYER është i gjallë në shqipe dhe ka fituar me kohë një diferencim leksikor nga sinonimi I VLEFSHËM, duke u specializuar si “precious”, në krahasim me “valuable” të së dytit (krahas me “valid”). Natyrisht, këtu ka ndihmuar edhe zhdukja nga shqipja e mbiemrit I VLEJTUR, që do të ishte prejpjesori i foljes përndryshe standar VLEJ.

(more…)

Read Full Post »