Feeds:
Posts
Comments

Archive for July, 2020

Emrin e maces (Felis catus), me versionet maçe, mackë, maç, etj. shqipja e ka huazuar nga sllavishtja e Ballkanit (skr mačka, sllavo-maqedonisht мачка, khs. edhe rum. mâță), me gjasë nga një formë më e vjetër (protosllavishte e rindërtuar), *maca, që gjykohet si onomatopeike – e rrjedhur nga tingulli që lëshojmë për ta thirrur macen, khs. italishten micio. Khs. edhe rumanishten pisică “mace”, me shqipen pis-pis-pis, që përdoret për të thirrur macen; dhe emrin përkëdhelës pisonare që përdoret në Jug (Gjirokastër) për macen.

(more…)

Read Full Post »