Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘ligjërata e zhdrejtë’

Ndërtimet idiomatike të tipit më vjen mirë, më vjen keq, më vjen rëndë (trajtë e shkurtër dhanore + folja vjen në vetën e tretë + ndajfolje); ose të tjera të ngjashme, të tipit më vjen turp, më vjen inat (trajtë e shkurtër dhanore + folja vjen në vetën e tretë njëjës + emër) njihen dhe janë përshkruar mirë. Në këto ndërtime, folja vjen nuk ka kryefjalë gramatikore (emrat inat, turp nuk do t’i konsideroja si kryefjalë, sa kohë që janë të ngrira morfologjikisht dhe pothuajse të ndajfoljëzuara), ndërsa subjekti i fjalisë shprehet formalisht me dhanoren e trajtës së shkurtër (të krahasohen edhe me më erdhi qejfi, më erdhi uria etj., ku emri ndjekës është përnjëmend kryefjalë).

(more…)

Read Full Post »

Duke krahasuar mes tyre thëniet:

Nuk kisha ndonjë gjë për të shtuar.
Jo se kisha ndonjë gjë për të shtuar.

Vërej se mohimi i drejtpërdrejtë me nuk është i vetëmjaftueshëm dhe i përmbyllur (edhe më i tillë është nuk kam ndonjë gjë për të shtuar).

(more…)

Read Full Post »

Disa vërejtje për një kategori thëniesh të paraprira nga pjesëzat e kombinuara jo po.

Këto thënie të shqipes së folur duhen analizuar në kontekst të gjerë:

Babai: Nesër do të pastrosh oborrin me mua.
Djali: Po pse nesër, o ba!
Babai: Jo po (do) të të pyes ty (se kur)!

(more…)

Read Full Post »

Një ndërtim i shqipes së folur, me pjesëzën jo të përsëritur, në krye të çdo segmenti të cituar nga fjalët e dikujt tjetër (ligjëratë e drejtë e raportuar):

P: Vajti Hidajeti të ankohej për plehrat?

Q: Vajti po nuk bëri dot punë. Hidajeti si Hidajeti, nuk nxjerr dot qimen nga qulli. Jo nuk gjeta njeri në zyrë, jo nuk ma varën, jo më lanë të prisja, jo më thanë të shkoja te shefi i mjedisit, jo më nxorën përjashta, jo më thanë të vija nesër, jo më kërkuan dokumente shtesë…

Këtu, pjesët me korsive janë ato pjesë të ligjëratës së Q-së, të cilat rimarrin thënie të supozuara të Hidajetit.

(more…)

Read Full Post »

Një përdorim i posaçëm i ndajfoljes pyetëse si në kontekste metagjuhësore, ose atje ku folësi konstaton ose hiqet se konstaton keqfunksionim ose çrregullim të komunikimit.

(more…)

Read Full Post »

Gramatikanëve të shqipes që janë marrë me analizën e ndërtimeve me paskajore të tipit për të lexuar, e lexova duket se u ka shpëtuar një aspekt ka të bëjë me dinamikën e citimit në bisedë.

(more…)

Read Full Post »

Një shembull përdorimi i ndajfoljes pyetëse si, që nuk më rezulton i përshkruar në gramatikat:

(more…)

Read Full Post »

Një nga përdorimet më idiomatike të mënyrës dëshirore (në të tashmen dhe të kryerën), në shqipen e sotme sidomos të folur, ndeshet në fjalitë e varura kushtore, të ndërtuara me lidhëzën :

ardhtë njeri, le të presë derisa të kthehemi.
Kush do të kujdeset për ju, në u sëmursha unë?
Do t’ia dalim mbanë, në e dhëntë Zoti.
Në më paçin gënjyer, po ju gënjej edhe unë.

Vetë shprehja lidhëzore në qoftë se (së bashku me variantin në qoftë që) përmban një dëshirore të foljes jam, të paraprirë nga lidhëza .

(more…)

Read Full Post »

Mënyra habitore e foljes përdoret rëndom për të përcjellë ligjëratën e zhdrejtë, ose në funksion “rrëfimor” (modaliteti i thashethemit).

Të krahasohen dy thëniet e mëposhtme:

Mora vesh se Lutfiu është ndarë nga gruaja.

Më thanë në pazar se Lutfiu qenka ndarë nga gruaja.

E dyta përmban një habitore; e cila nuk shpreh doemos habinë e folësit, por më shumë distancimin e tij nga vërtetësia e çka po raportohet. Me fjalë të tjera, folësi nuk bëhet garant për çfarë po thotë; e vërtetë është vetëm që atij i kanë thënë në pazar se Lutfiu është ndarë nga gruaja, por nëse kjo ka ndodhur vërtet, nuk dihet.

(more…)

Read Full Post »