Feeds:
Posts
Comments

Archive for August, 2017

Sanatorium

Kur kujton a dëgjon fjalën sanatorium, të shkon mendja te ca skena romanesh të fillimshekullit XX, idealisht të Thomas Mann-it; ku njerëz të ndjeshëm me gjoksin të zgavruar nga tuberkulozi kalonin muaj të ngeshëm në shoqëri të vdekjes së shoku-shokut, të rrethuar nga peizazhi mahnitës, por indiferent.

Sanatoriumet sot i përkasin historisë, të nxjerra jashtë loje nga antibiotikët, së bashku me letërsinë tuberkulare, trishtimin dhe konsumin e përvëluar të trupit dhe të shpirtit. E megjithatë, unë gjithnjë e mbaj mend atë të Tiranës, që priste të sëmurë deri vonë; në mes të kodrave të kurorës së Tiranës, i rrethuar edhe ai, në mënyrën e vet, nga peizazhi mahnitës, por indiferent.

p030_1_02Në sanatorium të sëmurët shkonin për t’u shëndoshur, në të gjitha kuptimet e fjalës – sepse tuberkulozi të gërryente nga brenda. Vetë emri ishte formim i vonë nga latinishtja sanare, ose në thelb nga e njëjta rrënjë që jep proverbën mens sana in corpore sano, “mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”; ku mbiemri i shëndoshë ka kuptimin edhe “i shëndetshëm” edhe “i ngjallur, i bëshëm, i trashë nga trupi.”

(more…)

Read Full Post »