Në shqipe folja mësoj përdoret si kalimtare e thjeshtë me kuptimin “nxë” (angl. learn, fr. apprendre), jokalimtare (me të njëjtin kuptim) dhe si kauzative me kuptimin “edukoj, stërvit” (angl. teach, fr. enseigner). Në të dy rastet e fundit, objekti i të mësuarit, ose çfarë mësohet, del si kundrinë e drejtë.
Posts Tagged ‘foljet kalimtare’
Folje me dy fytyra
Posted in morfologji, semantikë, sintaksë, tagged foljet absolute, foljet kalimtare, ndërtimet kauzative on February 28, 2010| Leave a Comment »
‘Pi’ në ndërtime absolute
Posted in leksikologji, morfologji, tagged folja pi, foljet absolute, foljet intensive, foljet kalimtare on December 30, 2009| Leave a Comment »
Kur foljet kalimtare përdoren në ndërtime pa kundrina të drejta, ky quhet ndonjëherë përdorim absolut.
Të krahasohet:
Çfarë po bën? Po lexoj gazetën.
Çfarë po bën? Po lexoj.
Përdorimi i dytë është absolut; vetëkuptohet se folësi është duke lexuar diçka, por kjo diçka nuk specifikohet më tej, sepse gjykohet si e parëndësishme në raport me veprimin vetë.