Feeds:
Posts
Comments

Archive for January, 2012

Për foljen vij thuhet se e ka humbur formën urdhërore (njëlloj si simotra vete), për ta zëvendësuar me eja, përkatësisht hajde, të cilat konsiderohen si pasthirrma. Vete, nga ana e vet, ia ka marrë hua urdhëroren sinonimit të vet shkoj (shko). Edhe pse nuk janë tamam folje, eja dhe hajde sillen si të tilla, me aq sa munden, madje duke marrë edhe, në vetën e dytë shumës, mbaresën foljore –ni: ejani dhe hajdeni (e krahasueshme me këto, edhe pseudo-urdhërorja e vjetruar jakëni!)

(more…)

Read Full Post »