Feeds:
Posts
Comments

Archive for May, 2010

Ndërtimi idiomatik me foljen bëj në kontekste të tipit:

Do ta hash vezën se s’bën

Tërheq vëmendjen edhe ngaqë, edhe pse zakonisht ndjek kallëzues me modalitet urdhëror, vetë mënyrën urdhërore zakonisht nuk e pranon:

(more…)

Read Full Post »

Modeli i përsëritjes i tipit folje + që + folje është veçanërisht pjellor në shqipe.

Një nëntip i këtij modeli ndeshet më tepër në formën:

s’i flet që s’i flet (me gojë së bijës)

ku së bashku me foljen, përsëritet edhe pjesëza mohore, nuk ose s, sipas rastit.

(more…)

Read Full Post »

Te ky grup ndoshta duhen përfshirë edhe ndërtime të tipit:

Ti i humbur që i humbur je, pse nuk i shkruan një letër Manushit?

Semantika është e njëjtë, por sintaksa ndryshon, sepse në vend që të përsëritet folja, përsëritet mbiemri prejpjesor; dhe pastaj krejt ndërtimi ndiqet nga folja jam në vetën e duhur.

(more…)

Read Full Post »

Një term i ekonomisë me prejardhje interesante: suficit (anglisht surplus, “tepri të ardhurash në krahasim me ç’pritej”; italisht eccedenza).

(more…)

Read Full Post »

Emri butafori, që shenjon sendet që përdoren në një shfaqje teatrale, së bashku me mbiemrin butaforik, janë nga ato fjalë që përdoruesit e lëçitur priren t’i konsiderojnë si librore, ndoshta për shkak të përshoqërimit me eufori, nga njëra anë, euforik, metaforik nga ana tjetër. Gjithnjë e më shpesh i gjen të përdorura, në ligjërimin libror, edhe me kuptime figurative (butafori si “diçka e inskenuar”, butaforik si “fals, teatral, sa për sy e faqe, për konsum të publikut”, etj.).

(more…)

Read Full Post »

Ky ndërtim ngjan disi me ndërtimin ha sa të hash, meqë edhe këtu folja përsëritet, me ndërmjetësinë e lidhëzës sa; po ashtu, gjymtyra e dytë e ndërtimit njëlloj shpreh modalitetin e dëshirës ose të mundësisë (“prita aq sa munda”, “prita aq sa desha”, “prita aq sa duhej”).

(more…)

Read Full Post »

Ky përfaqëson një tjetër instancë me folje të përsëritur:

Ha sa të hash tani, pa kur të vijë darka hamë prapë.
Rri sa të rrish nga ne, pastaj shko tek yt bir.
Lexo sa të lexosh sonte, pastaj vazhdoje nesër mbrëma.

këtu folja del një herë në urdhërore dhe pastaj në lidhore të tashmen; të dy format ndërmjetësohen nga lidhëza krahasore sa.

(more…)

Read Full Post »

Ndërtimin e pashtjelluar të tipit një të punuar Buchholz & Fiedler e quajnë Absolutivi II (Absolutivi I është forma e tipit me të punuar). Sipas këtyre autorëve, të dy format janë “funksionalisht të barasvlershme” (vep. cit. f. 183); çka do të thotë se forma një të punuar shenjon një veprim, i cili është kryer menjëherë para veprimit të shprehur nga fjalia kryesore.

(more…)

Read Full Post »

Një ndërtim me lidhëzën kur, në funksion kohor-kushtor, që nuk më rezulton i përshkruar mirë në gramatikat:

(a) Kur ishe kaq i uritur, pse nuk u ule në tavolinë me ne të tjerët?

(more…)

Read Full Post »

Përsëritjes, si dukuri në sintaksën e shqipes kryesisht bisedore, nuk duket t’i jetë kushtuar vëmendja e duhur.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »