Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘sintaksë’ Category

Rrezik se

Një shprehje idiomatike me vlerë ndajfoljore, që e dëgjoj të përdoret rëndom në shqipen bisedore, por që nuk e gjej në fjalorët: rrezik se…, me kuptimin “ndoshta, mbase, kushedi, me gjasë, mundet që, ka (shumë) mundësi që…”:

Për shembull, kur ndodh që dikush të pyesë për shëndetin e babait dikë, të cilit babai i ka vdekur, dhe ai që e rrëfen këtë, komenton:

Rrezik se nuk e ka ditur.

Shembuj të tjerë:

Rrezik se nesër do të vijë të na thotë një gjë tjetër.

Rrezik se rruga nuk hapet më deri në pranverë.

Anglisht do të ishte: probably, most likely; ndoshta edhe perhaps, maybe, possibly, conceivably.

Shprehja del në thënie ku zakonisht flitet për një të tretë, meqë gjithnjë nënkupton një supozim.

(c) 2023 Shqipologji™.

Read Full Post »

Një ndërtim problematik për t’u shpjeguar nga ana sintaksore:

Nuk ka kush (të) kujdeset për mua.

Ose, me një formulë më abstrakte:

(NUK) KA + KUSH + folje në dëftore/lidhore + gjymtyrë të tjera.

Kuptimi i kësaj shprehjeje është se ekzistojnë (ende) njerëz në gjendje që të kryejnë veprimin e shprehur nga folja përkatëse (ose nuk ekzistojnë, nëse shprehja nis me një pjesëz mohuese), çfarë implikon se kjo ekzistencë ose mosekzistencë është kundërshtuar ose vënë në dyshim në premisat ose më parë në bisedë.

Djali, nënës: Ç’do të bësh ti, kur të iki unë në Berat?

Nëna: Mos e vra mendjen, ka kush kujdeset për mua.

(more…)

Read Full Post »

Crash Blossom

Në anglishte kanë një term për këta tituj gazetash që ftojnë për gjithfarë interpretimesh absurde: crash blossoms.

(more…)

Read Full Post »

Ka kohë që Bujar Kapexhiu boton në MAPO karikatura me ngjyrim të fortë politik (rubrika NGËRÇ).

Më tërhoqi vëmendjen teksti në karikaturën e fundit:

(more…)

Read Full Post »

Pasi nxora të shqipëruar në blogun Peizazhe të fjalës një letër publike të muzikantit katalan Jordi Savall, një shoqe që takova sot më tha:

Sa mirë që e kishe përkthyer atë letrën!

Çfarë më kapi pak në befasi, sepse nuk para përkthej nga spanjishtja.

(more…)

Read Full Post »

Në çdo gramatikë të shqipes lexon se mbiemrat, si rregull, e formojnë sipëroren absolute me paravendosjen e ndajfoljes shumë:

vajzë e mirë -> vajzë shumë e mirë

Ose paravendosjen e një modifikuesi tjetër të ngjashëm (tejet, tepër, jashtëzakonisht, bukur, më se, habitshëm, llahtarisht, etj.)

(more…)

Read Full Post »

Gramatikat që trajtojnë të ashtuquajtura forma të pashtjelluara të foljes shqip, e konsiderojnë përcjelloren (gerundin) duke punuar dhe përcjelloren mohore pa punuar, si forma plotësuese ose sintaksorisht të barasvlershme.

Për shembull:

Duke vrapuar, do të djegësh kalori.
Pa vrapuar, nuk do të djegësh kalori.

Në këtë kontekst, marrëdhëniet mes përcjellores mohore të tipit pa punuar, dhe përcjellores të mohuar, të tipit duke mos punuar konsiderohen si të sinonimisë absolute; edhe pse forma duke mos punuar ka një shtrirje funksionale përdorimi më të kufizuar se simotra e saj pa punuar.

(more…)

Read Full Post »

Më tërhoqi vëmendjen titulli i një artikulli të E. Zaloshnjës, në ResPublica:

Meqë m’u bë sikur diçka nuk shkonte.

(more…)

Read Full Post »

Gjëra të çuditshme i ndodhin shqipes; të tilla që edhe deskriptivisti më liberal detyrohet të dorëzohet dhe të thotë: nuk shkoj dot më tutje.

Të marrim, bie fjala, rendin e fjalëve në fjali. Shqipja nuk e ka këtë aq të shtangët sa gjuhë të tjera analitike, meqë nuk ka nevojë, stricto sensu, ta përdorë rendin e fjalëve për të shprehur funksionet gramatikore (si anglishtja, që e dallon kryefjalën nga kundrina nëpërmjet pozicionit, përkatësisht majtas ose djathtas kallzuesit).

(more…)

Read Full Post »

Këtë ndërtim e kanë bërë të pavdekshëm këto dy vargje të një kënge popullore të Jugut:

Nga muri do ngjitem,
Ta di që të vritem

Fjalët i thotë një ashik, që kërkon t’i shkojë të dashurës në shtëpi fshehurazi; duke marrë në sy rrezikun që mund ta vrasin si “shkelës” (intruder).

Kënga është e bukur dhe më vjen keq ta përdor për analiza gjuhësore…

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »