Feeds:
Posts
Comments

Archive for June, 2010

Ndërtimi i tipit:

Jo inxhinier nuk ishte, por as diplomën e të mesmes nuk e kishte marrë.

Është, në thelb, një mohim i shkallëzuar rritës (nuk ishte inxhinier + nuk e kishte diplomën e të mesmes; këtu mospasja e diplomës së të mesmes e rëndon edhe më shumë situatën).

(more…)

Read Full Post »

Duke krahasuar mes tyre thëniet:

Nuk kisha ndonjë gjë për të shtuar.
Jo se kisha ndonjë gjë për të shtuar.

Vërej se mohimi i drejtpërdrejtë me nuk është i vetëmjaftueshëm dhe i përmbyllur (edhe më i tillë është nuk kam ndonjë gjë për të shtuar).

(more…)

Read Full Post »

Të krahasohen thëniet e mëposhtme:

Ritmet e prodhimit po rriten
Ritmet e prodhimit janë duke u rritur
Ritmet e prodhimit po vijnë duke u rritur

Ç’dallim ka midis ndërtimit po rriten, ndërtimit janë duke u rritur dhe ndërtimit po vijnë duke u rritur?

(more…)

Read Full Post »

Për të shprehur progresin e një ndodhie ose veprimi, shqipja e folur përdor rëndom ndërtimin krahasor të tipit: sa vete dhe/e + folja përkatëse.

Si i ke zogjtë, e pyetën korbin.
Zogjtë? Sa vete dhe nxihen, tha.

(more…)

Read Full Post »

Ndërtimet pse s’thua (ti)/ pse s’thoni përdoren për të shprehur modalitetin habitor, krahas mënyrës përkatëse të foljes.

Agimi: Sapo më erdhi emërimi për ambasador në Kongo.
Bekimi: Po t’i qenke për t’u uruar, pse s’thua!

Dili: Mbrëmë fitova dy mijë dollarë në poker.
Shyqi: Po ne u dashka të mblidhemi ta festojmë, pse s’thua!

Paradoksalisht, pseudo-pyetja “pse s’thua” i bëhet dikujt që sapo ka thënë.

Ndërtime të tilla përdoren rëndom në kontekste ironike:

Djali: Nuk e mora dot provimin.
Babai: Ashtu? Prapë u rrëzove? Pse s’thua, na paske nderuar!

Pse s’thua mund të zërë vend në krye, në fund, ose në mes të thënies.

Read Full Post »

Disa vërejtje për një kategori thëniesh të paraprira nga pjesëzat e kombinuara jo po.

Këto thënie të shqipes së folur duhen analizuar në kontekst të gjerë:

Babai: Nesër do të pastrosh oborrin me mua.
Djali: Po pse nesër, o ba!
Babai: Jo po (do) të të pyes ty (se kur)!

(more…)

Read Full Post »

Ndërtimet me fjali të varura, të tipit:

(a) Në vend që të shkoja në zyrë, e kalova ditën në park.

Krahasojnë zakonisht dy veprime ose ngjarje, të cilat e përjashtojnë njëra-tjetrën; dhe nga të cilat njëra ka ndodhur/po ndodh/do të ndodhë etj. (ngjarja zëvendësuese) ndërsa tjetra jo (ngjarja e zëvendësuar).

(more…)

Read Full Post »

Ndërtimi i tipit mos bëj gabim + lidhore i shqipes bisedore:

Mos bëj gabim të ngjitesh nga shkallët

është i barazvlershëm me urdhëroren mohore:

Mos u ngjit nga shkallët (por merr ashensorin)

(more…)

Read Full Post »

Një ndërtim i shqipes së folur, me pjesëzën jo të përsëritur, në krye të çdo segmenti të cituar nga fjalët e dikujt tjetër (ligjëratë e drejtë e raportuar):

P: Vajti Hidajeti të ankohej për plehrat?

Q: Vajti po nuk bëri dot punë. Hidajeti si Hidajeti, nuk nxjerr dot qimen nga qulli. Jo nuk gjeta njeri në zyrë, jo nuk ma varën, jo më lanë të prisja, jo më thanë të shkoja te shefi i mjedisit, jo më nxorën përjashta, jo më thanë të vija nesër, jo më kërkuan dokumente shtesë…

Këtu, pjesët me korsive janë ato pjesë të ligjëratës së Q-së, të cilat rimarrin thënie të supozuara të Hidajetit.

(more…)

Read Full Post »

Përsëri një ndërtim i shqipes së folur, që nuk po e gjej të përshkruar mirë në gramatikat:

Tek sheshi ishin mbledhur gjithë ata njerëz.
Ku i gjete gjithë këto pará?
Gjynah, si vdiq gjithë ai njeri!
Je edhe gjithë ky gomar!
Ç’është gjithë kjo zhurmë?

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »