Feeds:
Posts
Comments

Archive for July, 2010

Ndërtimet me lidhëzën pak se i ndesh zakonisht në ligjërimin bisedor ose të thjeshtë, ku përdoren për të shprehur raporte të natyrës kundërshtore:

Pak se ta kam bërë drekën gati, kërkon edhe të ta vë përpara.
Pak se lashë punët e mia që të të ndihmoj, më bën dhe naze.
Pak se ia bëra kafenë, më kërkon edhe që t’ia çoj në verandë.
Pak se vajta i bleva arrët deri në pazar, tani u dashka edhe t’i qëroj?

(more…)

Read Full Post »

Edhe pse nuk e ka një përemër pavetor të mirëfilltë, të krahasueshëm me gjermanishten man, frëngjishten on dhe deri diku spanjishten uno, anglishten one dhe italishten si, shqipja përshtat fjalë të ndryshme në këtë funksion të rëndësishëm.

(more…)

Read Full Post »

Për të shenjuar një sëmundje kronike, zakonisht të bashkëlidhur me një organ të caktuar, shqipja përdor ndonjëherë ndërtimin është me + emri i organit:

është me zemër, është me mëlçi, është me prostatë, është me stomak, është me veshka, është me bajame, është me tiroide.

(more…)

Read Full Post »