Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘urdhërorja’

Përkthyesve të ndërfaqeve të përdoruesit (UI) nga anglishtja në shqip shpesh u duhet të vendosin si t’i trajtojnë tekste të tilla si:

Can’t delete folder

Të cilave në anglishte u mungon referenca vetore eksplicite.

Shqipja kërkon që thënia ta shprehë, me mjete gjuhësore, subjektin e thëniezimit – ose ta tregojë se kush flet.

(more…)

Read Full Post »

Çfarë ndodh me gjuhën kur dy ose më shumë njerëz komunikojnë në një mjedis me zhurmë, ose kur janë larg njëri-tjetrit?

Natyrisht, biseda do të zhvillohet me zë të lartë, për të mbytur zhurmat ose për të mposhtur distancën.

Diçka e ngjashme ndodh edhe në bisedat telefonike, kur linja është e keqe – bashkëfolësit vetvetiu do të sillen sikur të jenë në mjedis me zhurmë ose larg njëri-tjetrit.

(more…)

Read Full Post »

Për foljen vij thuhet se e ka humbur formën urdhërore (njëlloj si simotra vete), për ta zëvendësuar me eja, përkatësisht hajde, të cilat konsiderohen si pasthirrma. Vete, nga ana e vet, ia ka marrë hua urdhëroren sinonimit të vet shkoj (shko). Edhe pse nuk janë tamam folje, eja dhe hajde sillen si të tilla, me aq sa munden, madje duke marrë edhe, në vetën e dytë shumës, mbaresën foljore –ni: ejani dhe hajdeni (e krahasueshme me këto, edhe pseudo-urdhërorja e vjetruar jakëni!)

(more…)

Read Full Post »

Ndërtimi i tipit mos bëj gabim + lidhore i shqipes bisedore:

Mos bëj gabim të ngjitesh nga shkallët

është i barazvlershëm me urdhëroren mohore:

Mos u ngjit nga shkallët (por merr ashensorin)

(more…)

Read Full Post »

Një tjetër pjesëz e shqipes me prejardhje ndajfoljore që meriton të analizohet më mirë: njëherë.

(more…)

Read Full Post »

Ndërtimi idiomatik me foljen bëj në kontekste të tipit:

Do ta hash vezën se s’bën

Tërheq vëmendjen edhe ngaqë, edhe pse zakonisht ndjek kallëzues me modalitet urdhëror, vetë mënyrën urdhërore zakonisht nuk e pranon:

(more…)

Read Full Post »

Ky përfaqëson një tjetër instancë me folje të përsëritur:

Ha sa të hash tani, pa kur të vijë darka hamë prapë.
Rri sa të rrish nga ne, pastaj shko tek yt bir.
Lexo sa të lexosh sonte, pastaj vazhdoje nesër mbrëma.

këtu folja del një herë në urdhërore dhe pastaj në lidhore të tashmen; të dy format ndërmjetësohen nga lidhëza krahasore sa.

(more…)

Read Full Post »

Ndërtimi i tipit:

ç + [trajtë e shkurtër] + folje + kot?

Është një strukturë me vlerë modale, që mund të pranojë, praktikisht, çdo folje.

(more…)

Read Full Post »

Në gramatikat tradicionale, diferenca midis shko të vishesh dhe shko vishu do të cilësohej si diferencë regjistri; duke u klasifikuar forma e dytë si e regjistrit bisedor.

Ka edhe një mënyrë tjetër për ta analizuar këtë pranëvënie të pazakonshme të dy foljeve në urdhërore, duke e ripërkufizuar funksionin modal të shkoj.

(more…)

Read Full Post »

Shqipen dale (dal në gegërishte) FShS (1984) e klasifikon si pasthirrmë, me kuptimin “prit pak,” “mos u ngut”; ekziston edhe një formë shumësi daleni e modeluar sipas shumësit të urdhërores (e krahasueshme me ejani, jakëni, hajdeni, mosni, nani etj.); megjithatë, ndryshe nga hajde dhe eja, dale nuk pranon kombinime me pjesëzën mohore mos (mos hajde dhe mos eja janë gramatikisht normale; mos dale jo). Etimologjikisht, dale lidhet me foljen (n)dal (Çabej); ndoshta në këtë grup hyn edhe ndajfolja ngadalë (dalëngadalë, gegërisht kadalë, dalkadalë).

Read Full Post »

Older Posts »