Feeds:
Posts
Comments

Archive for February, 2010

Përsëritja dhe identiteti dalin shpesh si forma të ndryshme të së njëjtës marrëdhënie kuptimore.

(more…)

Advertisements

Read Full Post »

Në shqipe folja mësoj përdoret si kalimtare e thjeshtë me kuptimin “nxë” (angl. learn, fr. apprendre), jokalimtare (me të njëjtin kuptim) dhe si kauzative me kuptimin “edukoj, stërvit” (angl. teach, fr. enseigner). Në të dy rastet e fundit, objekti i të mësuarit, ose çfarë mësohet, del si kundrinë e drejtë.

(more…)

Read Full Post »

Për përemrin identifikues vetë, Buchholz-Fiedler thonë sa vijon [vep. cit. f. 283]:

Përemri vetë, i cili përdoret i palakueshëm, nënvizon se një person i caktuar është vetë subjekti ose objekti (Agens/Patiens) i një veprimi (Handlung). Ndeshet kryesisht pas një përemri vetor (1-4) ose një emri (5-8), por mund edhe të ndahet nga përemri ose nga emri dhe të qëndrojë pas foljes (9-10). Meqë përemrat vetorë mund të mënjanohen nga thëniet, vetë mund të dalë edhe i vetëm në funksion të kryefjalës, për të përfaqësuar një grup nominal (11-14).

(more…)

Read Full Post »

Fjala shqipe vete/vetja është krijesë e çuditshme, ndoshta po aq sa ornitorinku në zoologji.

(more…)

Read Full Post »

Dy pjesëzat mohuese të shqipes, mos dhe nuk, i kanë të përcaktuara mirë përdorimet, sipas mënyrave të foljes – meqë mos parapëlqen lidhoren, urdhëroren dhe dëshiroren, ose mënyrat e irrealitetit të veprimit.

(more…)

Read Full Post »

Mollë e vogël e kuqe, apo mollë e kuqe e vogël?

Dy mbiemrat, e vogël dhe e kuqe janë të barasvlershëm nga ana morfologjike, por i atribuojnë cilësitë në mënyra krejt të ndryshme: e kuqe i referohet një cilësie absolute të mollës, ndërsa e vogël një cilësie relative.

(more…)

Read Full Post »

Që shqipja bën dallim midis një gotë uji dhe një gotë ujë, ndryshe nga shumë gjuhë të tjera IE, është me interes në vetvete.

Në togfjalëshin e tipit një gotë uji, gjymtyra e dytë është në rrjedhore të pashquar dhe shenjon, në vija të trasha, destinimin ose funksionin e sendit gotë. I njëjti togfjalësh, në trajtën e shquar, bën gota e ujit, ku rrjedhorja zëvendësohet nga gjinorja – një tjetër veçori kurioze e shqipes.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »