Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘shumësi’

Emri pikë është polisemik në shqipe (merr, sipas rastit, kuptimet e anglishtes dot, point, drop, spot, full stop/period etj.).

E formon shumësin me prapashtesën –a (dy pika uji), me përjashtim të rastit kur përdoret me kuptimin “njësi vlerësimi, zakonisht në sport”, kur merr prapashtesën zero (fitoi me 13 pikë diferencë).

Arsyet e kësaj dukurie: shumësi pika përdoret për një shumësi objektesh; ndërsa pikë për një shumësi njësish abstrakte. Tek e fundit, pikat e ujit mund të shihen, të numërohen, madje edhe të veçohen nga shoqet; ndërsa pikët në sport janë atribuime numerike relativisht abstrakte, ndonjëherë arbitrare. Khs. golat në futboll, me pikët në volejboll,  në basketboll ose në tenis.

(more…)

Read Full Post »

Një klasë emrash mashkullorë të shqipes e ndërrojnë gjininë në shumës, duke kaluar në gjininë femërore. Kështu mal i lartë në shumës bën male të larta, së paku në shqipen standard.

(more…)

Read Full Post »

Që shqipja bën dallim midis një gotë uji dhe një gotë ujë, ndryshe nga shumë gjuhë të tjera IE, është me interes në vetvete.

Në togfjalëshin e tipit një gotë uji, gjymtyra e dytë është në rrjedhore të pashquar dhe shenjon, në vija të trasha, destinimin ose funksionin e sendit gotë. I njëjti togfjalësh, në trajtën e shquar, bën gota e ujit, ku rrjedhorja zëvendësohet nga gjinorja – një tjetër veçori kurioze e shqipes.

(more…)

Read Full Post »

Dihet që në shqipe disa emra mashkullorë e ndërrojnë gjininë në shumës. Shembulli që mbajmë mend të gjithë nga shkolla është: mal i lartë (njëjës, mashkullore); male të larta (shumës, femërore).

Dukuria prek emrat mashkullorë që e formojnë shumësin me prapashtesat -e dhe -ra (fshatra të përmbytura).

(more…)

Read Full Post »