Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘lidhëza sa’

Për të shprehur progresin e një ndodhie ose veprimi, shqipja e folur përdor rëndom ndërtimin krahasor të tipit: sa vete dhe/e + folja përkatëse.

Si i ke zogjtë, e pyetën korbin.
Zogjtë? Sa vete dhe nxihen, tha.

(more…)

Read Full Post »

Ndërtimet me fjali të varura, të tipit:

(a) Në vend që të shkoja në zyrë, e kalova ditën në park.

Krahasojnë zakonisht dy veprime ose ngjarje, të cilat e përjashtojnë njëra-tjetrën; dhe nga të cilat njëra ka ndodhur/po ndodh/do të ndodhë etj. (ngjarja zëvendësuese) ndërsa tjetra jo (ngjarja e zëvendësuar).

(more…)

Read Full Post »

Ky ndërtim ngjan disi me ndërtimin ha sa të hash, meqë edhe këtu folja përsëritet, me ndërmjetësinë e lidhëzës sa; po ashtu, gjymtyra e dytë e ndërtimit njëlloj shpreh modalitetin e dëshirës ose të mundësisë (“prita aq sa munda”, “prita aq sa desha”, “prita aq sa duhej”).

(more…)

Read Full Post »

Ky përfaqëson një tjetër instancë me folje të përsëritur:

Ha sa të hash tani, pa kur të vijë darka hamë prapë.
Rri sa të rrish nga ne, pastaj shko tek yt bir.
Lexo sa të lexosh sonte, pastaj vazhdoje nesër mbrëma.

këtu folja del një herë në urdhërore dhe pastaj në lidhore të tashmen; të dy format ndërmjetësohen nga lidhëza krahasore sa.

(more…)

Read Full Post »

Një ndërtim shqip që duket sikur thyen një varg rregullash të logjikës gramatikore tradicionale:

Të vesh pallton dhe erdha.

Ky ndërtim mund të parafrazohet si  “sapo të vesh pallton do të vij”, por vjen me nuanca modale dhe kuptimore të spikatura.

(more…)

Read Full Post »