Feeds:
Posts
Comments

Archive for March, 2011

Në një editorial me titullin “Hipokrizia që po na mbyt”, botuar në Shekulli, Bledar H. Prifti u kthehet çështjeve të kombit, të kombësisë dhe të etnisë, të cilat kanë zënë kryet e vendit në debatet kulturore dhe politike shqiptare, në kontekstin e shqetësimeve për regjistrimin e popullsisë.

(more…)

Read Full Post »

Në kulturat e dominuara nga tregu, ndodh rëndom që emrat e markave tregtare të përfundojnë të përdorura si emra të përgjithshëm – p.sh. aspirinë nuk ndihet më si emër tregtar (i Bayer-it), por shënjon një bar të caktuar (acidin acetilsalicilik).

(more…)

Read Full Post »

Ndërtimet idiomatike të tipit më vjen mirë, më vjen keq, më vjen rëndë (trajtë e shkurtër dhanore + folja vjen në vetën e tretë + ndajfolje); ose të tjera të ngjashme, të tipit më vjen turp, më vjen inat (trajtë e shkurtër dhanore + folja vjen në vetën e tretë njëjës + emër) njihen dhe janë përshkruar mirë. Në këto ndërtime, folja vjen nuk ka kryefjalë gramatikore (emrat inat, turp nuk do t’i konsideroja si kryefjalë, sa kohë që janë të ngrira morfologjikisht dhe pothuajse të ndajfoljëzuara), ndërsa subjekti i fjalisë shprehet formalisht me dhanoren e trajtës së shkurtër (të krahasohen edhe me më erdhi qejfi, më erdhi uria etj., ku emri ndjekës është përnjëmend kryefjalë).

(more…)

Read Full Post »

Një ndërtim me foljen them si folje modale të qëllimit të pavendosur, të ndjekur nga lidhorja:

Themi të shkojmë në kinema sonte.
Them të pres edhe një muaj, pastaj t’i shkruaj.
Them t’i kërkoj takim ministrit.
Them të aplikoj për një grant këtë vit.
Thashë t’i kërkoja Halimit të ma rregullonte derën.
Them ta marr edhe nipçen me vete.

(more…)

Read Full Post »

Folje si filloj, nis, zë etj., të cilat përdoren në ndërtime inkoative, të tipit filloj të punoj, kërkojnë që folja ndjekëse të jetë në lidhore (të paktën në standard; në gegërishte lidhores këtu i përgjigjet paskajorja me punue).

Ndërkohë, në shqipen e folur dëgjon rëndom ndërtime me dëftoren, praktikisht parataktike, të tipit:

Ke filluar rri vonë natën tani?

Ku filloj + folje në dëftoren përdoret në vend të filloj + folje në lidhoren.

(more…)

Read Full Post »