Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘me një gur vras dy zogj’

Para disa ditësh, shkrova një ese të shkurtër për shprehjen “me një gur vras dy zogj” në gjuhën shqipe, ku mes të tjerash përmenda edhe shprehje të barasvlershme në gjuhë të tjera europiane.

Këto krahasime dhe tabela, edhe për këtë shprehje, gjenden lirisht online; unë vetëm sa i përmenda.

Aty vura re edhe se europianët, për të treguar efikasitetin e lartë të një veprimi, përdorin në thelb tre metafora: dy zogj, dy lepuj ose dy miza. M’u duk me interes t’i shënoja këto metafora në një hartë, për të vizualizuar shpërndarjen e tyre.

Hartën e kam sjellë më lart; për ta parë, këshilloj që ta hapni në një ekran të madh.

Natyrisht edhe hartat e shpërndarjes së kësaj shprehjeje gjenden lirisht online – i vetmi kontribut “origjinal” imi është që kam përdorur imazhe jo fjalë, për të treguar shpërndarjen.

Lexuesi do të shohë menjëherë se zogjtë janë të shpërndarë në perëndim dhe në jug, lepujt në lindje, dhe mizat në qendër të kontinentit.

(more…)

Read Full Post »