Shpesh nuk e vëmë re mizorinë idiote që struket në shprehje nga më të rëndomtat – të tipit të marrtë mortja ose e theu qafën; të cilat gjuha i ka vënë në gjumë, dhe ashtu sikur i ka amnistuar.
E tillë më tingëllon edhe me një gur vras dy zogj, që gjithnjë më ka turbulluar, me imazhin që sugjeron: sikur të mos mjaftojë vrasja e një zogu me gur (pse?), duhet që guri të vazhdojë rrugën dhe të vrasë edhe një zog tjetër.
Pyes lexuesin: kur ka qenë hera e fundit që të ka shkuar mendja të vrasësh një zog? Dhe aq më tepër me gur?
(Ne jemi burra të mirë dhe nuk i vrasim vetë zogjtë që hamë…)
Faji më çon në fëmijëri, dhe më kujton çuna që endeshin poshtë gështenjave të egra, te WC-të publike prapa Komitetit Ekzekutiv në Tiranën e atëhershme; dhe që godisnin me llastiqe precize zogjtë që mblidheshin në kurorat e atyre pemëve, për të çukitur frutat e tyre iriqe.
Aq shumë zogj, sa me një gur mund të vrisje edhe katër ose pesë.
(more…)
You must be logged in to post a comment.