Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘vulgar’

Banaliteti shqip

Kur qëllon të citohet në shqip vepra e Hanna Arendt-it për gjyqin e Eichmann-it në Jerusalem dhe të përmendet “banaliteti i së keqes”, do të ketë gjithnjë shqipfolës që do ta keq-interpretojnë shprehjen, duke menduar se Arendt e ka fjalën për “ndyrësinë” e së keqes. Dhe kjo ngaqë mbiemri banal, në shqipe, përdoret shpesh me kuptimin “i pahijshëm, i ndyrë, i turpshëm” që është sanksionuar edhe në fjalorët, si në togjet fjalë banale, fjalor banal, humor banal dhe njeri banal (nga goja); që do t’i përgjigjej anglishtes vulgar ose obscene; kuptim pastaj që është bartur edhe në emrin banalitet. Ky kuptim, megjithatë, nuk ndeshet në gjuhët nga është huazuar fjala, me gjasë italishtja dhe frëngjishtja.

(more…)

Advertisements

Read Full Post »