Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘kollofruthi’

E mbaj mend nga fëmijëria shprehjen “ia këndoi kulufruthin”, por nuk më kujtohet dot kuptimi i saj; ka qenë e tironçes të rrugës, dhe kështu me intuitë anoj ta interpretoj si “i bërtiti, e bëri për një lek (qepaze)”, edhe pse kjo nuk më ndihmon gjë për kuptimin e fjalës kulufruth – që gjithsesi e ruan lidhjen me fruth. Por fruthi është sëmundje, ndërsa kulufruthi diçka që, origjinalisht, është kënduar – ndoshta një lloj kënge rituale ose formule.

(more…)

Advertisements

Read Full Post »