Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘fruthi’

Në përgjigje të shënimit tim për kulufruthin, mikja dhe kolegia Ledi Shamku më la këtë koment në Facebook:

ç’më çove mall me këto fjalë që i kam ndi kushsa herë poshtë tanës rrushit t’oborrit tim, xhep i nji rrugice qorre fare afër sates rrugicë po ashtu e verbët 😂

Atëhere: po dëshmoj si i kam ni un: sa herë që n’vapë unë e moma Feti gatunim te kuzhina verore n’fund t’oborrit e duhej me i nej gjellës ke kryet pra zjermit cipër, moma vente dorën te gusha edhe shfrynte:
– Qyqja na dul kulufruthi. Morëm yll, për Zotin!
– Mome, ça o kulufruthi?
– T’kuqtë e modh, nji gjo si fruthi po mo e sertë.

“Me ta knu kulufruthin” nuk e kam ni prej saj, po ne gjithë ato kontekste që ke shënuar ti në analizë, ajo thoshte: “me ta knu KËLHUQEN”. Se ça ishte kjo KËLHUQJA e se ça muzike e shoqnonte, kët s’e di.

Çfarë e fut kulufruthin në një kategori me fruthin – madje moma Feti nuk lë shteg për diskutim, kur shpjegon se kulufruthi është “t’kuqtë e modh, nji gjo si fruthi po mo e sertë”.

(more…)

Read Full Post »