Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘mohimi’

Ja një pjesëz disi enigmatike e shqipes: para, në ndërtime të tilla si: nuk para del nga shtëpia, nuk para i pëlqente t’i thërrisnin me emër, libri s’para është shitur. Për nga origjina, Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe gabimisht e përfshin këtë pjesëz te parafjala para, edhe pse është qartazi fjala për homonimi; me [...]

Read Full Post »

Ndërtimi i tipit: Jo inxhinier që nuk ishte, por as diplomën e të mesmes nuk e kishte marrë. Është, në thelb, një mohim i shkallëzuar rritës (nuk ishte inxhinier + nuk e kishte diplomën e të mesmes; këtu mospasja e diplomës së të mesmes e rëndon edhe më shumë situatën).

Read Full Post »

Duke krahasuar mes tyre thëniet: Nuk kisha ndonjë gjë për të shtuar. Jo se kisha ndonjë gjë për të shtuar. Vërej se mohimi i drejtpërdrejtë me nuk është i vetëmjaftueshëm dhe i përmbyllur (edhe më i tillë është nuk kam ndonjë gjë për të shtuar).

Read Full Post »

Ndërtimi i tipit mos bëj gabim + lidhore i shqipes bisedore: Mos bëj gabim të ngjitesh nga shkallët është i barazvlershëm me urdhëroren mohore: Mos u ngjit nga shkallët (por merr ashensorin)

Read Full Post »

Një ndërtim i ligjërimit të folur me pjesëzën jo, në funksion lidhëzor, që nuk më rezulton i përshkruar në gramatikat: Po unë, e mençura, jo të hypja në ashensor, por vajta i ngjita shkallët me këmbë. Ky tipi, jo t’i thoshte policit që ia kishin vjedhur dokumentin, por vajti ia dha vrapit. Kush të ka [...]

Read Full Post »

Një tjetër pjesëz e shqipes me prejardhje ndajfoljore që meriton të analizohet më mirë: njëherë.

Read Full Post »

Një ndërtim foljor përsëritës të cilit nuk i kuptohet lehtë mekanizmi logjik: Ia kishin shtruar me të pirë dhe këndonin apo s’këndonin! Këtë përdorim të lidhëzës apo FShS e shpjegon si intensifikues (këndonin shumë, këndonin mirë):

Read Full Post »

Modeli i përsëritjes i tipit folje + që + folje është veçanërisht pjellor në shqipe. Një nëntip i këtij modeli ndeshet më tepër në formën: s’i flet që s’i flet (me gojë së bijës) ku së bashku me foljen, përsëritet edhe pjesëza mohore, nuk ose s, sipas rastit.

Read Full Post »

Vërej se shumë vetë rreth meje (mes tyre edhe unë) priren ta shqiptojnë fjalën jo me një mbylltore glotale të pazëshme në fund: joʔ (simboli ʔ shenjon tingullin përkatës).

Read Full Post »

Dy pjesëzat mohuese të shqipes, mos dhe nuk, i kanë të përcaktuara mirë përdorimet, sipas mënyrave të foljes – meqë mos parapëlqen lidhoren, urdhëroren dhe dëshiroren, ose mënyrat e irrealitetit të veprimit.

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.