Këtë ndërtim e kanë bërë të pavdekshëm këto dy vargje të një kënge popullore të Jugut: Nga muri do ngjitem, Ta di që të vritem Fjalët i thotë një ashik, që kërkon t’i shkojë të dashurës në shtëpi fshehurazi; duke marrë në sy rrezikun që mund ta vrasin si “shkelës” (intruder). Kënga është e bukur [...]
Posts Tagged ‘lidhorja’
Ndërtimi “ta di që”
Posted in sintaksë, tagged fjalitë kushtore, fjalitë kushtore-lejore, fjalitë lejore, folja "di", lidhorja, mënyra lidhore on July 6, 2011 | Leave a Comment »
Replika të munguara
Posted in pragmatikë, sintaksë, tekstologji, tagged folja vjen, lidhorja, ligjërata e zhdrejtë, ndërtimi "më vjen", paskajorja, paskajorja perifrastike, raportimi i mendimit on March 24, 2011 | Leave a Comment »
Ndërtimet idiomatike të tipit më vjen mirë, më vjen keq, më vjen rëndë (trajtë e shkurtër dhanore + folja vjen në vetën e tretë + ndajfolje); ose të tjera të ngjashme, të tipit më vjen turp, më vjen inat (trajtë e shkurtër dhanore + folja vjen në vetën e tretë njëjës + emër) njihen dhe [...]
Nga thënia në mendim (II)
Posted in pragmatikë, tagged folja them, lidhorja, modaliteti qëllimor, qëllimi, qëllimi i pavendosur on March 8, 2011 | 2 Comments »
Një ndërtim me foljen them si folje modale të qëllimit të pavendosur, të ndjekur nga lidhorja: Themi të shkojmë në kinema sonte. Them të pres edhe një muaj, pastaj t’i shkruaj. Them t’i kërkoj takim ministrit. Them të aplikoj për një grant këtë vit. Thashë t’i kërkoja Halimit të ma rregullonte derën. Them ta marr [...]
Lidhore apo dëftore?
Posted in morfologji, pragmatikë, tagged dëftorja, folja filloj, lidhorja, mënyra lidhore, ndërtime inkoative, ndërtime iterative, përcjellorja, pjesëza po on March 7, 2011 | Leave a Comment »
Folje si filloj, nis, zë etj., të cilat përdoren në ndërtime inkoative, të tipit filloj të punoj, kërkojnë që folja ndjekëse të jetë në lidhore (të paktën në standard; në gegërishte lidhores këtu i përgjigjet paskajorja me punue). Ndërkohë, në shqipen e folur dëgjon rëndom ndërtime me dëftoren, praktikisht parataktike, të tipit: Ke filluar rri [...]
Ndërtime me foljen “duhet”
Posted in morfologji, tagged folja duhet, folja jam, lidhorja, ndërtimet pavetore, ndërtimet pësore-vetvetore, pjesorja, vetvetorja pavetore on August 23, 2010 | Leave a Comment »
Ndërtimet me foljen modale duhet janë dyfarësh: me foljen kryesore në pjesore (duhet lexuar origjinali) ose në lidhore (duhet të lexojmë origjinalin). Ka disa dallime mes këtyre dy formave, mes të cilave këtu veç dua të vë në dukje atë që folja jam nuk i pranon ndërtimet me pjesore: duhet të jemi atje para orës [...]
Ndërtime të zëvendësimit paralel
Posted in semantikë, sintaksë, tagged fjalitë e varura të zëvendësimit, fjalitë kundërshtore, lidhëza "në vend që", lidhëza sa, lidhorja, modaliteti negativ, modaliteti pozitiv, ndërtime asindetike on June 7, 2010 | Leave a Comment »
Ndërtimet me fjali të varura, të tipit: (a) Në vend që të shkoja në zyrë, e kalova ditën në park. Krahasojnë zakonisht dy veprime ose ngjarje, të cilat e përjashtojnë njëra-tjetrën; dhe nga të cilat njëra ka ndodhur/po ndodh/do të ndodhë etj. (ngjarja zëvendësuese) ndërsa tjetra jo (ngjarja e zëvendësuar).
Forma të urdhërores mohore
Posted in morfologji, sintaksë, tagged lidhorja, mohimi, ndajfolja kot, pjesëza mos, urdhërorja on June 7, 2010 | Leave a Comment »
Ndërtimi i tipit mos bëj gabim + lidhore i shqipes bisedore: Mos bëj gabim të ngjitesh nga shkallët është i barazvlershëm me urdhëroren mohore: Mos u ngjit nga shkallët (por merr ashensorin)
Ndërtimi i tipit “jo” + lidhore
Posted in sintaksë, stilistikë, tagged lidhëza por, lidhorja, mohimi, ndërtimet kundërshtore, pjesëza "jo" on June 4, 2010 | Leave a Comment »
Një ndërtim i ligjërimit të folur me pjesëzën jo, në funksion lidhëzor, që nuk më rezulton i përshkruar në gramatikat: Po unë, e mençura, jo të hypja në ashensor, por vajta i ngjita shkallët me këmbë. Ky tipi, jo t’i thoshte policit që ia kishin vjedhur dokumentin, por vajti ia dha vrapit. Kush të ka [...]
Ndërtimi “se s’bën” me urdhërore
Posted in morfologji, sintaksë, tagged e ardhmja urdhërore, lidhorja, lidhorja urdhërore, urdhërorja on May 30, 2010 | 1 Comment »
Ndërtimi idiomatik me foljen bëj në kontekste të tipit: Do ta hash vezën se s’bën Tërheq vëmendjen edhe ngaqë, edhe pse zakonisht ndjek kallëzues me modalitet urdhëror, vetë mënyrën urdhërore zakonisht nuk e pranon:
Ndërtimi i tipit “ha sa të hash”
Posted in morfologji, sintaksë, tagged aspekti durativ, aspekti i kryer, aspekti i pakryer, aspekti pikësor, lidhëza sa, lidhëza si, lidhorja, përsëritja, urdhërorja on May 26, 2010 | Leave a Comment »
Ky përfaqëson një tjetër instancë me folje të përsëritur: Ha sa të hash tani, pa kur të vijë darka hamë prapë. Rri sa të rrish nga ne, pastaj shko tek yt bir. Lexo sa të lexosh sonte, pastaj vazhdoje nesër mbrëma. këtu folja del një herë në urdhërore dhe pastaj në lidhore të tashmen; të [...]