Shqipologji

Një mbaresë foljore shëtitëse
Për foljen vij thuhet se e ka humbur formën urdhërore (njëlloj si simotra vete), për ta zëvendësuar me eja, përkatësisht hajde, të cilat konsiderohen si pasthirrma. Vete, nga ana e vet, ia ka marrë hua urdhëroren sinonimit të vet shkoj (shko). Edhe pse nuk janë tamam folje, eja dhe hajde sillen si të tilla, me aq sa munden, madje duke marrë edhe, në vetën e dytë shumës, mbaresën foljore –ni: ejani dhe hajdeni (e krahasueshme me këto, edhe pseudo-urdhërorja e vjetruar jakëni!)

Çuditërisht, kjo mbaresë foljore ka fituar një farë pavarësie nga sistemi foljor, duke u përdorur jo vetëm me këto dy pasthirrma tashmë të foljezuara, por edhe me ndonjë pasthirrmë tjetër, p.sh. aman, e cila dëgjohet ndonjëherë si amani, kur folësi u drejtohet, me lutje, disa vetëve njëkohësisht: amani, ore, më lini rehat!, ose hëni!

Karakteristik është përdorimi, i kësaj mbarese, me përshëndetje të tilla si mirëmbrëmani, mirëmëngjesni, tungjatjetani, natënemirni, kryesisht në ligjërimin e folur.

Më tej akoma, -ni e ndesh të ngjitur edhe me pjesëzën mohore mos, e cila e përdorur më vete, ose si e barasvlershme me një fjali, ka modalitet urdhëror (mos!, khs. me anglishten don’t): kështu, krahas mos dëgjohet ndonjëherë edhe mosni.

Në një kuptim, urdhërorja rri ndaj foljes sikurse thirrorja ndaj emrit; që këtej, edhe përdorimet, ç’është e vërteta dialektore të Jugut, të prapashtesës foljore –ni, me disa emra në thirrore, si shokëni, shoqeni, motrani, (o) burrani, etj., si në këngën popullore:

Më martoi vëllai larg-o,

Ejani, motrani,

Ejani, motrat e mia!

Ose në këngën tjetër Mbrëma-mbrëma, shokëni.

Forma të tilla, si shokëni, motrani, ku -ni funksionon, morfologjikisht, si të ishte mbaresë e rasës thirrore (khs. o shokë, o motra), janë stilistikisht të shënjuara, meqë përcjellin një ngarkesë emocionale pozitive jospecifike të folësit.

Në të gjitha këto raste, si me pasthirrmat eja, hajde e aman, si me përshëndetjet e tipit mirëmëngjesni, ashtu edhe me pjesëzën mohore mos dhe me emra në shumës, të tipit shokë, burra, motra, mbaresa –ni i referohet në thelb deiktikut ju, duke mishëruar një kryqëzim të thirrores me urdhëroren. Funksioni i saj është që të përfshijë, në kontekstin e thënies, grupin e njerëzve të cilëve u drejtohet folësi, edhe në ato rrethana kur folja mungon.

Nga ana tjetër, në foljet shqipe mbaresa –ni e vetës së dytë shumës nuk është aq e ngjitur me foljen sa edhe mbaresat e tjera, të paktën në format e urdhërores, ku midis kësaj mbarese dhe temës së foljes mund të futen trajta të shkurtra:

lexo-ni!

lexo-je-ni (atë artikull)!

lexo-jua-ni (librin fëmijëve)!

kujto-ni!

kujto-na-ni (na kujtoni)!

lër-më-ni (mua rehat)!

lër-ma-ni (djalin ta mbaj sonte)!

Ndoshta kjo ndërvendosje e trajtave të shkurtra (dhe e pjesëzave të formës vetvetore: lahuni) ai dobëson, pikërisht kësaj mbarese, lidhjet me temën foljore.

Për Sh. Demiraj (Gramatika historike e gjuhës shqipe) mbaresa e vetës së dytë shumës -ni rrjedh, në thelb, nga një tingull mbështetës, që shfaqej midis temës së foljes dhe mbaresës së mirëfilltë bashkëtingëllore (ndoshta i.e.) që më pas ka rënë (por është ruajtur në disa forma të së shkuarës: ju shikonit, ju hapët). Nëse kjo hipotezë ndihmon për të shpjeguar sjelljen të thuash pak të habitshme të kësaj mbarese foljore, këtë nuk mund ta përjashtojmë; me kusht që të shohim edhe mundësinë që -ni ta ketë prejardhjen nga ndonjë pjesëz me funksion thirror.

Polenizim i kryqëzuar
Zogun carduelis carduelis shqipja e quan, përveçse kryeartëz, edhe gardalinë, fjalë që i ngjan shumë italishtes cardellino, emër i të njëjtit zog; edhe pse do të ketë hyrë në gjuhë prej fjalës në dialektin venecian, që sot tingëllon gardelín, por që më parë do të ketë pasur patjetër formën gardellino, siç na e dëshmon edhe një koncert i Vivaldi-t për flaut (Op. 10 nº 3, RV 428), “Il Gardellino” (i njohur edhe si “Il Cardellino”); meqë kompozitori ishte, sikurse e dimë, venecian. Për shkak të ngjashmërisë fonetike, me emrin e zogut është ngatërruar termi për gjyqtarin anësor në futboll, i huazuar nga italishtja guardalinee, por që ka përfunduar, në shqipen bisedore, si gardalinë; dhe më pas kjo gardalinë ka ndihmuar në konsolidimin e shndërrimit fonetik të emrit të zogut nga gardelinë (formë që i rri më besnike origjinalit në venecianishte dhe që ndeshet edhe sot në të folmet e shqipes) në gardalinë (shndërrim që, megjithatë, duhet ta ketë zanafillën te asimilimi i thjeshtë i e-së në a).

Vetori “unë” në funksion zotues
Në gramatikat normative të shqipes lexon se përdorimi i përemrave vetorë së bashku me foljet, sidomos si kryefjalë, është redundant (foljet e shqipes si rregull e tregojnë vetën në mbaresë) dhe, për këtë arsye, shërben për të theksuar kryefjalën, në mënyrë dalluese.

Të krahasohet:

(1) Të mora në telefon.

(2) Unë të mora në telefon.

Në thënien (2) përemri ose është redundant (i tepërt) dhe shfaqet atje si pasojë e ndikimit sintaksor të ndonjë gjuhe tjetër; ose, i kumton folësit se është pikërisht subjekti i thënies që i ka telefonuar, jo ndonjë person tjetër.

Megjithatë, ky parim i përgjithshëm nuk vepron në dialogun e mëposhtëm:

Ma sill pak edhe gazetën, kur të kthehesh nga pazari.

Ta sjell unë.

Këtu, përemri unë te ta sjell unë nuk shërben për të theksuar se gazetën do ta sjellë subjekti i thënies (ai që thotë unë dhe jo një tjetër), por thjesht për të konfirmuar ose emfatizuar premtimin.

Këtë e provon edhe fakti që ta sjell unë mund të zëvendësohet, funksionalisht, me thënie të tilla si patjetër, mos ki merak, mos u bëj merak, etj.

Kusht për këtë funksion specifik të përemrit vetor, është që ky të zërë vend në fund të thënies.

Po ashtu:

Ndize një çikë kaloriferin, se ngrimë.

E ndez unë, ja tani.

Ore, po na i jep një çikë gazetën ta lexojmë edhe ne!

Ja, ta jap unë, menjëherë.

Ma, do ma hekurosësh pak këmishën?

Ta hekuros unë, sa të mbaroj gjellën.

Përemri vetor i vetës së parë, në formën e vet të plotë (unë) ka për funksion këtu të shenjojë premtimin, si akt ligjërimor (performativ); dhe pikërisht duke e eksplicituar zotimin e folësit (subjektit të thënies) në thënie.

Luftë e ftohtë
Emrat e thjeshtë të vepruesit dhe mbiemrat përkatës, nga tema foljore, shqipja standard i përfton me anë të prapashtesës –(ë)s, e cila i bashkëngjitet një forme të pjesores së shkurtër të gegërishtes: mësoj –> mësues, botoj –> botues, veproj  –> veprues, kërkoj  –> kërkues, rrëfej  –> rrëfyes, etj.

Kjo është një nga ato instanca kur standardi ka parapëlqyer trajtat e gegërishtes, ndaj atyre të toskërishtes, që do të ishin mësonjës, botonjës, vepronjës, kërkonjës, etj., duke integruar, me këtë rast, edhe togun –ue–, karakteristikë të gegërishtes, në sistemin foljor që përndryshe sundohet nga togu –ua– (khs. mësuam, mësuat, mësuar – por mësues, etj.).

Është për t’u shënuar edhe se, një fjalë si mësonjës, nuk përftohet nga tema e pjesores së foljes, por nga ajo e së tashmes (mësoj, që në disa variante të toskërishtes del edhe si mësonj); këtu toskërishtja dallon prej gegërishtes edhe në rrafshin morfologjik, përveç atij fonetik. I vetmi përjashtim që është bërë, në këtë klasë emrash, është trajta punonjës, e cila është standard, përkundrejt punues, e cila ka mbetur substandard; arsyet për këtë janë më shumë kulturore.

Duke qenë e tillë tabloja, tërheq vëmendjen fakti që kohët e fundit, në publicistikën e shkruar shqipe, janë gjallëruar disa forma substandarde, të marra drejtpërdrejt prej toskërishtes, variant letrar i viteve 1930 e më tej, deri në sanksionimin përfundimtar të standardit në 1972.

Herë pas here ndesh në fjalë të tilla si lexonjës, këndonjës, përfaqësonjës, përçonjës, mësonjës, etj., të përdorura rishtas, nga autorë bashkëkohorë, të cilët pas gjase i shmangen standardit me vetëdije. Ia kisha parë t’i përdorte Artan Lames, autor shpesh i pranishëm në faqet e shtypit të Tiranës; por sot fjalën këndonjës e gjej, rastësisht, në një shkrim të Edon Qesarit në ResPublica.

Një kërkim në Google për lexonjës më nxjerr 1,640 rezultate, nga të cilat një pjesë e mirë do të jenë të shqipes bashkëkohore; këndonjës më del 889 herë; mësonjës 1,930 herë. Shumë nga këto okurrenca janë doemos prej teksteve origjinale në toskërishte, të autorëve të traditës; por ka një përqindje tekstesh të reja.

Jemi mësuar që atentatet standardit t’i bëhen nga ana e gegërishtes, meqë gegërishtja ndihet si e keqpërfaqësuar atje; kështu ndeshim herë pas here në forma të paskajores me punue, ose të tjera forma të ngjashme; prandaj edhe kahu i kundërt i këtyre atentateve të reja kërkon shpjegim.

Ato mund të interpretohen, për shembull, si kundërpërgjigje, madje edhe drejtpeshuese, e ithtarëve të toskërishtes ndaj atyre të gegërishtes, si për t’u thënë këtyre të fundit: kujdes, standardi nuk është i njëjtë me toskërishten letrare (të Nolit, të Lasgushit, të Ermenjit, të Zavalanit).

Në rastin e teksteve të Lames, unë do t’i merrja, megjithatë, si homazh ndaj traditës së publicistikës toske, e cila i përdorte trajta të tilla; ose si një citim jo aq dialektor (gjeografik) sesa kulturor. Kështu, brenda të njëjtit tekst, Lame përdor edhe këndonjës edhe përmirësues (jo përmirësonjës); edhe përçonjës edhe ekuilibrues (jo ekuilibronjës); etj., çka shkon në të mirë të interpretimit të dytë.

Punë vëllezërish
Më tërhoqi vëmendjen titulli i një artikulli të E. Zaloshnjës, në ResPublica:

Meqë m’u bë sikur diçka nuk shkonte.

Para së gjithash, ambiguiteti: para se ta lexoja në kuptimin që Edi Rama dhe Sali Berisha janë “vëllezër” tashmë, e lexova sikur ishte fjala për dy palë ose grupe vëllezërish: vëllezërit Berisha (p.sh. Sali Berisha, Safet Berisha, Mal Berisha, Lul Berisha) dhe vëllezërit Rama (p.sh. Edi Rama, Jani Rama, Luan Rama, Nexhdet Rama).

Pastaj edhe lexova sikur ishte fjala për një kundërvënie mes vëllezërve Berisha (Saliut, Safetit, Samiut, Sazanit) dhe Ramës së vetëm (p.sh. Ramë Bujës).

Arsyeja për këtë farë pështjellimi? E thjeshtë, por nuk më shkoi në mend menjëherë: kur themi vëllezërit + emër i përveçëm, presim që ky i fundit të shënjojë një mbiemër personi. Kështu, vëllezërit Berisha do të ishin disa djem ose burra, që mbajnë mbiemrin Berisha; ndërsa vëllezërit Rama, disa djem ose burra që mbajnë mbiemrin Rama.

Përkundrazi, kur themi vëllezërit + emër i përveçëm + dhe + emër i përveçëm, presim që emri i përveçëm të shënjojë emrin e personit: p.sh. vëllezërit Sali dhe Safet (këta do të kenë, me përkufizim, të njëjtin mbiemër, pikërisht ngaqë janë vëllezër).

Prandaj edhe titulli në fjalë tingëllon keq; sepse struktura e thënies kërkon që Berisha dhe Rama të jenë emra personash; ndërsa lexuesi e di që Berisha dhe Rama janë në fakt mbiemra personash. Me fjalë të tjera, kemi konflikt mes lexuesit gramatikor që kërkon thënia dhe kompetencës jashtëgjuhësore (por gjithnjë kontekstuale) të lexuesit, të cilën e quajnë ndonjëherë edhe enciklopedi.

Rëndom
Nuk besoj të jem i vetmi që të jem ngacmuar nga ngjashmëria formale mes anglishtes random dhe shqipes rëndom (si mbiemër: i rëndomtë), edhe pse mbiemri anglisht ka kuptimin “i rastësishëm”, “i paqëllimtë”, etj., ndërsa shqipja rëndom do të thotë “zakonisht, pothuajse gjithnjë”, që këtej edhe i rëndomtë, që do të thotë “i zakonshëm”.

Paradoksalisht, asociacionin e rëndom të shqipes me random të anglishtes e përforcon edhe kundërvënia logjike në kuptimin e fjalëve.

Te Xhuvani-Çabej, Prapashtesat e gjuhës shqipe, shoh tani që rëndom autorët e kanë nxjerrë nga serbo-kroatishtja redom, që ka kuptimin “i njëpasnjëshëm”, “në njëshkolonë”, “njëri pas tjetrit”; përndryshe Orel-i nuk e trajton fare në fjalorin e vet, duke e konsideruar pas gjase si huazim të vonë.

Nëse shqipja rëndom vjen vërtet nga serbo-kroatishtja, zhvillimi kuptimor do të jetë bërë sipas vijës “që vjen pas atij tjetrit” dhe pastaj “njëlloj si ai tjetri më parë”, dhe më në fund “i zakonshëm”; zhvillim që edhe qëndron.

Nga ana tjetër, anglishtja random vjen nga një fjalë e frëngjishtes së vjetër (randon) e cila, nëpërmjet frankishtes ose gjuhës të frankëve gjermanikë, lidhet edhe me gjermanishten e vjetër rennen “vrapoj”, të cilën e kanë krahasuar ndonjëherë me shqipen rend. Zhvillimi kuptimor, këtu, po t’i besojmë burimit të cituar, mbështetet mbi një marrëdhënie midis të vepruarit me nxitim të madh dhe pakujdesisë, e cila bën që rregullit t’ia zërë vendin rrokopuja (randomness).

Rreshtore shqip
Gjëra të çuditshme i ndodhin shqipes; të tilla që edhe deskriptivisti më liberal detyrohet të dorëzohet dhe të thotë: nuk shkoj dot më tutje.

Të marrim, bie fjala, rendin e fjalëve në fjali. Shqipja nuk e ka këtë aq të shtangët sa gjuhë të tjera analitike, meqë nuk ka nevojë, stricto sensu, ta përdorë rendin e fjalëve për të shprehur funksionet gramatikore (si anglishtja, që e dallon kryefjalën nga kundrina nëpërmjet pozicionit, përkatësisht majtas ose djathtas kallzuesit).

Megjithatë, ca rregulla i ka edhe shqipja; për shembull, më dhemb koka ka kuptim tjetër nga koka më dhemb; m’u lodh dora duke shkruar tingëllon mirë, ndërsa dora duke shkruar m’u lodh dëgjohet si e nxjerrë nga ndonjë poemë elegjiake e fundshekullit XIX. Pa folur pastaj që *m’u shkruar dora lodh nuk është shqip.

Gjithsesi, hap tani gazetën dhe ndesh në këtë kryetitull:

Dhe e ndiej që ka diçka që nuk shkon, siç e ndien se është prishur qumështi në frigorifer pas gllënjkës së tretë ose të katërt direkt nga shishja ose kartoni.

Dhe kjo diçka ka të bëjë me rendin e fjalëve.

Zakonisht, në fjalitë pyetëse që kërkojnë informacion për gjymtyrë të veçanta të fjalive, të njohura edhe si W-pyetje (nga anglishtja W-questions, khs. gjermanisht Ergänzungsfrage ose Satzgliedfrage), ose, për ta thënë më thjesht, që nisin me një përemër pyetës ose ndajfolje pyetëse (kush, si, pse, sa, kur, ku, etj.), fjala pyetëse ndiqet në shqip nga kallzuesi (folja). Për shembull:

Kur erdhi babi?

(dhe jo: Kur babi erdhi?)

Me kë ishte takuar Gimi në klub?

(dhe jo: Me kë Gimi ishte takuar në klub?)

Ku e ka parkuar Astra makinën?

(dhe jo: Ku Astra e ka parkuar makinën?)

Si kishte kaluar Ina në Bohemi?

(dhe jo: Si Ina kishte kaluar në Bohemi?)

Sa kushton ky libër?

(dhe jo: Sa ky libër kushton?)

Përkundrazi, pyetja e kryetitullit: Pse turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri, e shpërfill këtë rregull, meqë normalisht duhej të ishte: Pse nuk vijnë turistët e huaj në Shqipëri?, ose Pse nuk vijnë në Shqipëri turistët e huaj?

Dhe cila do të ishte arsyeja e një kundravajtjeje të tillë? (Ose më mirë, Cila arsyeja do të ishte e një kundravajtjeje të tillë?)

Le të krahasohen përgjigjet e pyetjeve të mëposhtme:

Kur mbërrin avioni?

Në shtatë. (Avioni mbërrin në shtatë.)

Pse nuk ka shkuar Titi në shkollë sot?

Sepse kishte temperaturë. (Titi nuk ka shkuar në shkollë sepse kishte temperaturë.)

Pyetjes që nis me ndajfoljen pse i përgjigjemi zakonisht me një fjali të varur, jo me një kundrinor ose rrethanor çfarëdo, siç ndodh me pyetjet e tjera të kësaj kategorie.

Që këtej, mund të kalohet nga rendi i fjalëve të fjalisë kryesore në përgjigjen hipotetike me fjali të varur, te rendi i fjalëve, i pazakonshëm, i pyetjes me pse.

Nga përgjigjja hipotetike:

Turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri sepse gjejnë kushte më të mira në vendet fqinje.

Kalohet në pyetjen:

Pse turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri?

Ky do të ishte një shpjegim, si të thuash, gramatikor.

Ndërkohë, po ta analizojmë dukurinë nga pikëpamja pragmatike, do të shihnim, para së gjithash, se problemi i rendit të fjalëve në pyetje të tilla ndeshet edhe me ndërtime si më poshtë:

Si shpjegohet që turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri?

Nga e more vesh ti që turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri?

Sa e vërtetë është që turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri?

Vëreni se në ndërtime të tilla, pjesa turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri shfaqet si pjesë teksti e cituar, ose si ligjëratë e zhdrejtë; me fjalë të tjera, si diçka që e ka thënë ose konstatuar dikush tjetër dhe që rifutet në diskurs në mënyrë modulare, ose pa u prekur në strukturë.

Të pyesësh Pse turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri? duhet interpretuar si vijon: dikush (një burim informacioni çfarëdo) ka thënë: ”turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri”, dhe ti tani do të dish arsyen pse është thënë kjo, ose edhe arsyen pse ndodh kështu.

Fjalitë e mëposhtme:

(1) Pse turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri?

(2) Pse nuk vijnë turistët e huaj në Shqipëri?

Dallojnë mes tyre edhe ngaqë fjalia (1) i referohet një thënieje të dikujt, ndërsa fjalia (2), normalisht, një konstatimi të vetë folësit (ose subjektit të thëniezimit).

Që kjo dukuri, edhe pse e shpjegueshme, nuk përligjet dot, na e konfirmojnë shembujt me fjali të shkurtra, të zakonshme:

Pse nuk vjen më Dori për drekë?

(dhe jo: Pse Dori nuk vjen më për drekë?)

Pse nuk pyet njeri për rregullën e treshit?

(dhe jo: Pse njeri nuk pyet për rregullën e treshit?)

Pse mban këtë erë djathi?

(dhe jo: Pse djathi mban këtë erë?)

Praktikisht, ndërtime të tipit Pse turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri? janë manierizma (ose nga ato që i quajnë, në anglishte, affectations); nuk kanë ndonjë arsye të fortë për t’u përdorur, përveçse për të tërhequr vëmendjen ndaj autorit, kur përftohen rishtazi. Çështja është se struktura të tilla kalojnë nga teksti në tekst duke u imituar nga folës të ndryshëm, të cilët herët a vonë do t’i interpretojnë si karakteristike për ligjëratën e shkruar.

Kësisoj, një palo manierizëm do të përfundojë i dekoruar, për merita në pasurimin stilistik të shqipes.

Fjalë hibride
Morfologët që merren me fjalëformimin, gjithnjë kujdesen të gjejnë nëse një ndajshtesë e caktuar është apo jo aktive brenda shqipes.

Për shembull, të gjithë dallojmë prapashtesën –cion në fjalë si revolucion, informacion, agjitacion etj.; por kjo prapashtesë nuk ka formuar fjalë të reja, brenda shqipes, të tilla që të mos ekzistojnë në gjuhët burimore.

Përkundrazi, prapashtesa turke –llëk, e cila ndeshet në orientalizma të tilla si dynjallëk, kallaballëk, budallallëk, fodullëk, fukarallëk etj. ka formuar edhe fjalë të tjera nga tema shqipe, p.sh. njerëzillëk, zotnillëk, duke u aktivizuar si prapashtesë brenda shqipes.

Si ndodh kjo është e lehtë për t’u marrë me mend: në fillim folësit e dallojnë prapashtesën duke analizuar bashkësinë e fjalëve përkatëse të huazuara; pastaj e veçojnë këtë prapashtesë dhe e përdorin me tema të tjera.

Në një kuptim, këto fjalë u ngjajnë martesave ndërraciale; dhe njëlloj sikurse këto martesa, luftohen me energji të madhe nga puristët, meqë thjesht ekzistenca e tyre në gjuhë ua përgënjeshtron ideologjinë që i frymëzon.

Gjithnjë në lëmin e ndajshtesave me burim nga osmanishtja, do të veçoja –(l)li, në fjalë si vendali, prishtinali; dhe -xhi, në fjalë si hekurxhi, biçikletaxhi, furrxhi, plehraxhi, zorraxhi, pordhaxhi, vorraxhi, kumarxhi, plaçkaxhi, lëkurëxhi, sharrëxhi, vozaxhi, etj., të gjithë shembuj ku tema nuk është fjalë e huazuar nga osmanishtja.

Nga fusha e ndajshtesave me origjinë neolatine, do të përmendja –ist, të cilën e gjen në formime të tilla bisedore si lekist, xhepist, feminist; por edhe në fjalë të tjera si aksionist, me kuptimin “vullnetar (në hekurudhë etj.)” (e cila nuk është huazuar nga frëngjishtja actioniste, por është formuar brenda shqipes, sikurse merret vesh nga kuptimi specifik i temës “aksion-”), zborist (nga një temë e ardhur nga rusishtja), enverist, zogist, ballist, djathtist, majtist, zjarrist (anëtar i grupit komunist “Zjarri”), shahist (pas gjase, e ndikuar nga rusishtja шахматист), zetorist (ai që nget një traktor me rrota, të markës Zetor), kampist (me kuptimin “pushues në një kamp veror), etj.

Gjithashtu pseudo-prapashtesa –log, në fjalë të tilla si llafolog/llafollog (khs. edhe llafologji).

Ekzistenca e formimeve të tilla hibride në shqipe, sikurse në çdo gjuhë tjetër, tregon se folësit nuk janë të vetëdijshëm për prejardhjen e fjalës ose të morfemës, sa kohë që i përdorin këto për nevojat e tyre ligjërimore.

P.S. Aktivizimi i një ndajshtese të huazuar nuk duhet ngatërruar me çfarë ndodh kur tema me prejardhje të padëshiruar ose me “biografi të keqe” vijnë e bëhen produktive në gjuhë, p.sh. kutizë, nga tema turqishte kuti-; ose jorganpunues, nga tema turqishte jorgan-. Tek e fundit, edhe mes martesave ndërracore, disa janë më të pranueshme se të tjerat.

Një tjetër pseudo
Shqipja feminist, në kuptimin “gruar, qejfli femrash,” është nga ato pseudohuazime neolatine që i bëjnë gjuhëtarët të kruajnë kokën.

Ky emër që ka qenë ndeshur dendur në ligjërimin e folur, ka pamjen e një fjale neolatine – pa qenë i tillë.

Në gjuhët me të cilat ka qenë në kontakt shqipja, dhe veçanërisht me italishten – nga ku mund të kishte hyrë një fjalë e tillë – fjala feminist (në format përkatëse, p.sh. femminista, etj.) ka kuptimin “ndjekës(e) e feminizmit, ose e lëvizjes për të drejtat e grave, etj.”

Të vërehet ironia e kuptimit që ka fjala në shqipe: një gruar parakupton një model femre të kundërt me atë që përqafon feminizmi.

Në shqipe, feminist përdoret vetëm në gjininë mashkullore; çuditërisht, kjo karakteristikë e bën përdorimin e vjetër të pajtueshëm me të riun, meqë mund të përfytyrohet një shoqëri, sado e ndarë më dysh, ku meshkujt të jenë feministë në kuptimin e djeshëm, ndërsa femrat feministe në kuptimin e sotëm.

Se nga ka ardhur kjo fjalë, feminist, vështirë të thuhet. Në italishte nuk më rezulton të përdoret me kuptimin “gruar, qejfli femrash”; as në gjuhët fqinje (serbisht, greqisht).

Unë anoj nga ideja që fjala të jetë një pseudo-huazim, ose të jetë krijuar brenda shqipes, sipas një modeli të gatshëm neolatin. Prapashtesa –ist ka treguar një farë prodhimtarie brenda shqipes, siç duket nga fjalë të tilla si lekist, shtangist, rezervist, zborist, pëdëist, zjarrist, enverist, ballist, puçist, aksionist (në kuptimin “anëtar i brigadave vullnetare të punës”), zetorist (në kuptimin “drejtues i një traktori me rrota, të markës Zetor”), etj. Këto fjalë duhen dalluar nga fjalë të tjera, si artist, sportist, kimist, komunist, fashist, publicist, fetishist, etj., të cilat kanë hyrë në shqipe tashmë të formuara gjetiu.

Nëse është kështu, atëherë fjalëformimi do të ketë ndodhur në një mjedis të gegërishtes qytetare, ose ku femra quhet femën, p.sh. në Tiranë ose në Shkodër.

Për t’u vënë re se një fjalë tjetër sinonime me feminist, dhe pikërisht vagabond, e ka ndryshuar edhe ajo kuptimin në shqip, nga “endacak, bohem” në “gruar”.

Fusha është e tillë që e bën kuptimin të rrëshqitshëm, për shkak të tabuve seksuale.

Megjithatë, ndryshe nga vagabond, e cila ka hyrë në shqipe si e tillë dhe pastaj e ka ndryshuar kuptimin, feminist duket të jetë formuar brenda shqipes nga tema femën-; përndryshe nuk shoh si mund të ketë ndodhur kalimi nga feminist “ithtar i feminizmit” në feminist “qejfli femrash”.

Në gjuhët europiane, fjalët feminist dhe feminizëm, me kuptimet që kanë sot, kanë filluar të përdoren që në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Fjalori i Shqipes së Sotme (1984) i ka rënë shkurt, duke mos e përfshirë fare fjalën në fjalës.

Kufiri i fjalës
Pëshpëritësi më shkruan:

kam nevojë për ndihmën tënde rreth një përsiatjeje gjuhësore.

Me pak fjalë, gjatë një loje argëtuese gjuhësore në të cilën duhet të gjenim fjalë shqip në të cilat dy zanore të njëjta të ishin pranë njëra-tjetrës, situata degradoi kështu :

Filloi me fjalë mirëfilli shqip si : paraardhës, i paaftë, porsaardhur, zëëmbël, etj.

Vazhdoi me fjalë që përdoren në shqipe por që zanoren dyshe e trashëgojnë prej gjuhës nga vijnë : zoologjik, kooperim, kooptim, alkool, koordinatë, mikroorganizëm etj

Për të degraduar me fjalë mirëfilli teknike, të cilat na e prishën lojën : kontinuum, miniinvazive ( kirurgji ), ateroobliterante ( arteriopati ), izoosmotike etj

Këto të fundit, ekzistojnë vërtet nëpër tekstet, kryesisht mësimore e studimore por jo vetëm.

Pyetja ime qëndron këtu : çfarë kriteri duhet të plotësojë një fjalë për t’u quajtur shqip ? A mund të quhet, po them, miniinvazive shqip ? A mjafton një përshtatje e prapashtesës për ta kthyer një term teknik në fjalë shqipe? Nga ana tjetër, përse zoologjik është e pranueshme dhe natyrshëm tingëllon sot shqip ndërsa izoosmotike jo? Apo thjesht prej faktit se “na është vrarë” veshi ?

Të falënderoj paraprakisht !

Nuk është pyetje e lehtë, as e tillë që të lejojë një përgjigje univoke.

Le të fillojmë nga përkufizimi i termit “shqipe”; nëse duam të dimë nëse një fjalë është shqipe apo jo, atëherë duhet të përcaktojmë se çfarë kemi parasysh me shqipe.

Shqipe është kjo që shkruaj unë tani, por edhe ajo që flet bariu në bjeshkë; gjuha e lajmeve të mbrëmjes në TV, por edhe ajo e Pjetër Budit; teksti i një kënge popullore të arbëreshëve të Italisë dhe një e sharë me fjalë të ndyra që kumbon natën në rrugë.

Nëse nisim të vëmë një kufi këtu, ky kufi nuk mund të jetë vetëm se arbitrar. Leksiku i shqipes shtrihet në kohë dhe në hapësirë; në histori dhe në gjeografi; në kulturë, në art dhe në shkencë. Çdo fjalë mund të jetë shqipe, nëse unë përdor si të tillë.

Natyrisht, ky do të ishte përkufizimi maksimal i shqipes, i pavlefshëm nga pikëpamja praktike. Që këtej, edhe disa konvencione, ose limite pak a shumë arbitrare, që i vendosim ne vetë, për nevojat tona.

Një kufizim i tillë do të ishte prania e fjalës në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, botim i Akademisë së Shkencave të Republikës. Fjalësi i atij fjalori (ose lista e fjalëve të trajtuara) është hartuar sipas kriteresh rigoroze dhe pak a shumë arbitrare, por gjithnjë logjike nëmos ideologjike.

Meqë kjo pyetje lindi si rezultat i një loje gjuhësore, kujtoj se në lojën SCRABBLE kriter i vlefshmërisë së një fjale është gjithnjë prania e saj në një fjalor të anglishtes bashkëkohore (të caktuar paraprakisht nga lojtarët); ka madje edhe fjalorë të posaçëm (“Scrabble Dictionary”), të cilët përcaktojnë “kufijtë” e bashkësisë së fjalëve që mund të përdoren në atë lojë. Fjalori, në këtë rast, është pjesë e rregullave të lojës.

Idealisht, fjalori etalon i gjuhës bashkëkohore duhet të ndryshojë së bashku me gjuhën vetë; Interneti e bën këtë më të mundshme, me kusht që fjalori të jetë i përdorshëm online.

Sa për termat teknikë dhe shkencorë, këta mund të jenë me qindra mijëra dhe krejtësisht të panjohur për masën e madhe të shqipfolësve. Termat nuk sillen njëlloj si fjalët e tjera të gjuhës; por kjo ndodh vetëm ngaqë rrethanat e përdorimit të tyre janë shumë specifike.

Nëse një term merr rëndësi për folësit jospecialistë (p.sh. trigliceride ose modem), atëherë ai do të kalojë pa vështirësi në gjuhën e përditshme dhe, me kohë, do të zërë vend në Fjalor (e shkruaj me F të madhe, për të theksuar natyrën e tij prej Kodi të leksikut).

Kështu, Fjalorët e shqipes të botuar në vitin 1980 e kishin fjalën lumpenproletariat, një term shumë specifik i nxjerrë nga zhargoni i sociologjisë dhe ekonomisë politike marksiste; por kjo vetëm ngaqë Marksi ishte nga të paktët filozofë që ishin përkthyer dhe studioheshin në atë kohë; e njëjta gjë mund të thuhet për fjalën tjetër, empiriokriticizëm, e cila sot nuk i duhet kujt, por që ishte përfshirë në fjalor ngaqë ishte përdorur në një vepër të njohur të Leninit.

Që prej Saussure-it e këtej, gjuhëtarët gjithnjë kujdesen të dallojnë midis gjuhës (langue) dhe ligjërimit (parole); duke pasur parasysh me gjuhën një sistem rregullash dhe bashkëpërkimesh, ndërsa me ligjërimin aktualizimin e këtij sistemi gjatë komunikimit.

Sipas kësaj ndarjeje, që nuk është aq abstrakte sa ç’mund të duket, fjalët në Fjalor dhe fjalët që përdorim unë dhe ti kur bisedojmë së bashku nuk janë të së njëjtës kategori: ka fjalë të gjuhës, por edhe fjalë të ligjërimit.

Si rregull, ligjërimi ka shumë më tepër fjalë se gjuha; meqë, që një fjalë të kodifikohet në gjuhë, duhet të jetë e nevojshme për më shumë se një njeri, sa kohë që rregullat dhe bashkëpërkimet e gjuhës (langue) janë pak a shumë të përbashkëta për palët gjatë një akti ose procesi komunikimi.

Nuk ka ndonjë rregull të prerë në këtë mes; por parimi vetë ndihmon për të kuptuar pse disa neologjizma letrare, ose qoftë edhe një fjalë që mund të krijojmë vetë për shaka, i përkasin ligjërimit (sa kohë që na ndihmojnë për të komunikuar diçka), por ende jo gjuhës.

Të gjitha aktualizimet e sistemit, që nga formula e pagëzimit e deri te ky tekst që shkruaj unë tani, i përkasin ligjërimit; ose janë përftuar nga autorët (subjektet) duke zbatuar rregullat gjuhësore (fonetike, gramatikore, pragmatike, semantike, retorike, leksikore, etj.).

Gjuha vetë (si langue) asnjëherë nuk ekziston në gjendje të kulluar; me ndonjë përjashtim fare të rrallë (p.sh. alfabeti i shqipes, ose një tabelë e mbaresave rasore të emrave të gjinisë femërore).